Lajme

Çfarë thotë ligji i grevave me të cilin qeveria po kërcënon grevistët se do t’ua ndalë pagat

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 25 August 2022

Qeveria e Kosovës ka kërkuar listat me emrat e secilit person që ka hyrë sot zyrtarisht në grevë në sektorin publik të arsimit.

Kjo sepse sipas tyre në bazë të ligjit të grevave, nenit 18 paragrafit të parë, atyre duhet tu ndalen pagat.

Ky dokument/email është siguruar nga Front Online, por çfarë thotë ligji i greva konkretisht neni me të cilin qeveria po sfidon grevistët?

-Advertisement-

Sipas nenit 18 në të cilin po thirret qeveria e Kosovës, gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga kontrata e punës por nuk e konkretizon që duhet të ndalen edhe pagat, shkruan Gazeta Infokus.

Po ashtu në këtë ligj thuhet se largimi apo pezullimi nga puna për shkak të grevës është i kundërligjshëm.

“Neni 18

Efektet e grevës së ligjshme

  1. Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës.
  2. Ndërprerja ose largimi nga marrëdhënia e punës për shkak të pjesëmarrjes në një

grevë të ligjshme, është i kundërligjshëm.

  1. Dispozitat nga paragrafi 2 i këtij neni, nuk zbatohet kur i punësuari, gjatë grevës, kryen

një akt që bie në kundërshtim me ligjin”, thuhet në këtë ligj./Gazeta Infokus/

DOKUMENT/ Qeveria kërcënon grevistët, do t’ua ndalim pagat!

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera