Çfarë tha Rama për bandat në Veri dhe çfarë i kërkoi Vuçiqit për to

Autori: Gazeta inFokus
16:28 | 01 August 2022
Qeveria e Shqipërisë i doli në krah sot Kosovës, duke dënuar sjelljen e grupeve serbe në veri të vendit.
Kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje Albin Kurtin, duke thënë se marrëveshja duhet zbatuar dhe se Kosova është në të drejtën e saj.
“Ka pasur një përshkallëzim krejtësisht të paarsyeshëm pasi Qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke e shtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit”, tha Rama.
Kryeministri shqiptar përshëndeti shtyrjen e vendosjes së reciprocitetit me 30 ditë, duke përgëzuar Albin Kurtin për vetëpërmbajtjen. Rama i drejtoi këtë mesazh të drejtpërdrejtë mikut të tij Vuçiç.
“Të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi dhe me asnjë lloj alibie gruper e caktuar a në veriun e Ksoovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje”, tha Rama.
Deklaratat Rama i bëri gjatë konferencës për shtyp me homologun spanjoll, i cili ishte në Tiranë, si pjesë e një vizite në rajon.
Pedros Sancez tha se vendi i tij do të vazhdojë të mos e njohë Kosovën.
“Unë mendoj që miqtë e mirë siç është Shqipëria dhe Spanja, mund të kenë edhe mosmarrëveshjet e veta. Ne mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare dhe nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi. Është një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare, por kjo nuk do të thotë që ne nuk e nxisim dialogun me Prishtinën për tu bashkuar në Unionin evropian”, tha kryeministri spanjoll.
Të dyja qeveritë firmosën një marrëveshje të përbashkët për luftimin e krimit ndërkombëtar./abcnews.al/

Të tjera
-
Sërish pa rezultat – Dështimi i 29-të për konstituimin e Kuvendit, vetëm 53 vota për
Ka dështuar për herë të 29-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovë...
-
Fillon përpjekja e 29-të për konstituimin e Kuvendit – Në sallë 109 deputetë
Ka nisur seanca e 29-të e Kuvendit të Kosovës, në përpjekjen e radhës për kon...
-
Kurti edhe sot futet nga një tjetër derë në Kuvend
Albin Kurti, kryeministër në detyrë, edhe sot është futur nga dera prapa e Ku...
-
Izmaku pret ndryshim, Koci e ndërpret: Ec brenda, mos fol këtu
Xhevahire Izmaku nga Nisma është penguar nga avokati Arianit Koci teksa ajo p...
-
“Zoti ju marroftë”, qytetari i drejtohet ashpër Rozeta Hajdarit
Derisa në Kuvendin e Kosovës po hynte ministrja në detyrë e Industrisë, Rozet...
-
“Hera e parë e mram që më pengon” – Arianit Koci i ndërpret fjalën Armend Zemajt, tenton t’ua mbyllë derën deputetëve
Avokati Arianit Koci ka ndërhyrë gjatë një deklarate për media të deputetit t...
-
Koci nisë aksionin para Kuvendit, provon tu mbyllë derën deputetëve
Avokati Arianit Koci ka nisur protestën e paralajmëruar para hyrjes së Kuvend...
-
Bajqinovci pyetet për koalicion me PDK-në: S’është e pamundshme, por duhet të jenë në opozitë edhe për disa vjet
Partia Demokratike e Kosovës “duhet të jetë në opozitë edhe për disa vjet”, t...
-
Albulena Haxhiu s’deklarohet për media: Mandej flasim
E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhi...
-
Polici Alban Rashiti nis dëshminë në rastin “Banjska”
I dëmtuari- zyrtari policor Alban Rashiti ka filluar dëshminë në gjykimin në ...
-
Policia urdhëron protestuesit të largohen nga qendra e Los Angeles! Guvernatori i Kalifornisë sfidon Trump: Ejani më arrestoni!
Protestat kundër bastisjeve të emigrantëve në qytetin e Los Angeles kanë hyrë...
-
Raportohet se deputetët e rinj kanë angazhuar 74 asistentë personal me paga të majme (Lista me emrat e asistentëve)
Po bëhen dy muaj prej se Kuvendi i Kosovës po dështon të konstituohet si paso...