Javë intensive për Policinë në Prishtinë: Sekuestrojnë a*rmë, zbatojnë 156 urdhëresa dhe shqiptojnë mijëra gjoba

Autori: Gazeta inFokus
09:54 | 09 June 2025
Policia Rajonale e Prishtinës ka zhvilluar një javë intensive të punës në kuadër të përpjekjeve për rritjen e sigurisë dhe zbatimin e ligjit në kryeqytet, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë javës së kaluar janë ekzekutuar gjithsej 156 urdhëresa gjykate, prej të cilave 21 kanë qenë për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për kundërvajtje, seanca gjyqësore, verifikime apo çështje administrative.
Në bazë të këtyre urdhëresave, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pas pagesës së gjobës.
Gjatë të njëjtës periudhë, Policia ka ndërmarrë veprime konkrete edhe në fushën e sigurisë publike, duke sekuestruar pesë armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, së bashku me sasi të konsiderueshme municionesh.
Fokus i veçantë iu kushtua edhe sigurisë në trafik, ku janë shqiptuar gjithsej 3366 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Nga to, 568 janë identifikuar përmes teknologjisë së veturave inteligjente dhe radarëve mobil, që tregon për një qasje më efikase dhe të avancuar ndaj sigurisë rrugore.
Policia Rajonale e Prishtinës ka paralajmëruar se aksione të tilla do të vazhdojnë me intensitet edhe në ditët në vijim, me qëllim të forcimit të rendit dhe ligjit në të gjitha segmentet e jetës publike.

Të tjera
-
Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh
Liderët e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë takuar të ...
-
“Do të sul*ojmë deri në agim”, Irani vazhdon ta sul*ojë Izraelin me raketa
Sulmet e Iranit ndaj Izraelit të nisura sonte do të vazhdojnë deri në agim, r...
-
Pensionistët e varfër: Ku ka më shumë në Evropë
Në shumicën e vendeve evropiane, të ardhurat mesatare të personave mbi 65 vje...
-
Ambasadorja shqiptare nga Izraeli: Rrugët bosh, po jetojmë ditë dhe netë shumë të gjata
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka folur për situatën e tensi...
-
Nesër përpjekja e 33-të për konstituim të Kuvendit
Nesër, për herë të 33-të, deputetët do të tentojnë të konstituojnë Kuvendin e...
-
Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot nëpërmjet shkëmbimit t...
-
Izraeli publikon pamjet: Shkatërruam 2 avionë iranianë
Forcat Ajrore Izraelite kanë deklaruar se kanë shkatërruar dy avionë luftarak...
-
Televizioni shtetëror iranian u thotë izraelitëve të evakuohen nëse duan të mbesin gjallë
Televizioni shtetëror i Iranit, duke cituar ushtrinë, thotë se Republika Isla...
-
“Irani i ka shitur dronë me shumicë Serbisë – Në Kosovë duhet “t’ia dijnë për nder” Izraelit për shkatërrimin e fabrikave”, Burim Ramadani për tensionet
Analisti Burim Ramadani është duke komentuar në Pressing në T7 konfliktin Ira...
-
Vetura bie nga ura në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet shoferi
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës në afërsi të fshatit Buron...
-
Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do ta nisë vizitën zyrtare në Budap...
-
Ambasada e SHBA-së në Jordani paralajmëron rrezik nga raketa e Iranit dhe Izraelit në hapësirën ajrore
Ambasada Amerikane në Jordani të hënën i paralajmëroi përsëri amerikanët atje...