Çfarë pret Kurti nga darka me Vuçiq
Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 04 May 2022
Kryeministri Albin Kurti para takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Berilin, tha se pret që të kuptohet se marrëveshja më e mirë është ajo e njohjes reciproke në mes të dy vendeve.
“Në takimin që do ta kem tash me presidentin e Serbisë të fasilituar nga Lajçak dhe të organizuar nga kancelari gjerman Schulz, unë pres që nga ky takim të kuptohet edhe më mirë se e vetmja marrëveshje pas një dialogu parimor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ajo e cila është ligjërisht e obligueshme, e bën normalizimin e plotë sepse e ka në qendër njohjen reciproke”, tha Kurti për RTK’në.
Kurti ka treguar se çka u diskutua në takimet me kancelarin gjerman Olaf Scultz dhe Ministren e Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock.
“Padyshim se një ndër temat që u diskutua është edhe dialogu me Serbinë. Në Europë janë të brengosur meqenëse Serbia nuk u rreshtua me BE’në dhe NATO’n e SHBA’në dhe nuk i vendosi sanksione Federatës Ruse. Ne në Ballkan kemi shumë dallime por na u shtua edhe një i tillë. Tash Ballkani Perëndimor që përbëhet prej gjashtë shteteve nuk janë këto gjashtë shtete bashkë, e kemi Serbinë, por për shkak të Republikës Serbe edhe Bosnje e Hercegovinën, që nuk i vendosin sanksione Federatës Ruse. Unë e mirëkuptoj Brukselin si kryeqytet i dyfishtë edhe i NATO’s edhe i Bashkimit Europian, që dëshiron paqe, stabilitet dhe siguri por për të gjitha këto kontribuon Kosova dhe uroj që Serbia të ndryshojë qëndrimin e saj, ta pranojë Kosovën dhe në të njëjtën kohë të distancohet aktualisht nga Putini e sa i përket të kaluarës nga Millosheviqi”, tha Kurti.
“Unë takimet që i pata sot ishin shumë të mira, tregova që Kosova është storie e suksesit, ka edhe rritje ekonomike, edhe demokraci cilësore dhe kjo storie e suksesit është e përbashkët, edhe e qëndrueshmërisë dhe punës së popullit të Kosovës por edhe e ndihmës dhe mbështetjes ndërkombëtare. Kosova është rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO’s, është rrëfim suksesi i vlerave ndërkombëtare dhe i orientimit euroatlantik. Gjermania me kancelarin Olaf Scholz do t’i jap një energji të re procesit të Berlinit dhe tek ajo ne kemi një aleat sa i përket liberalizimit të vizave, anëtarësimit në Këshillin e Europës dhe Partneritetin për Paqe që na shpie në inkuadrimin tonë në NATO”, theksoi i pari i ekzekutivit.
Të tjera
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se reag...
-
Baton Haxhiu: Vjosa e Bulliqi e glorifikuan figurën e Rugovës e të njëjtit e rrënuan trashëgiminë e tij
Gazetari Baton Haxhiu duke komentuar përurimin e shtatores së ish-presidentit...
-
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula
Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se më...
-
Rruga Deçan-Plavë, tuneli i Rozhajës, korridoret ajrore, Aliu njofton për bisedën me kryediplomatin e Malit të Zi
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është takuar me Ervin Ibrahimovic, z...
-
Bajqinovci i reagon Stanos: Qasje e pabarabartë e BE-së, asnjë masë ndaj Serbisë që bllokon kufijtë me banditë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj zëdhënës...
-
Së shpejti do të nisë gjykimi ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit
Pas një periudhe afro një vjeçare qëndrimi në paraburgim, së shpejti pritet t...
-
Çfarë po ndodh në rajon? 30 mijë rusë regjistrohen si rezidente të perkohshëm në Serbi
Në një mëngjes vere të nxehtë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, Vadim Morus,...
-
Kurti takoi drejtoren artistike të Fondacionit Kulturor të Gjermanisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot drejtoren art...
-
“Në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën”, ushtarët letonezë të KFOR-it patrullojnë në Zubin Potok
Ushtarët letonezë të KFOR-it të kanë kryer një patrullë rutinore brenda komun...
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës në emisionin “FI...
-
Zhduket profesori nga Prizreni, Gani Rudaj
Është zhduku profesori nga Prizreni, Gani Rudaj, Ai ka humbur kontaktet me...
-
Mendim Rugova: Rënie drastike e temperaturave këtë javë, ka gjasa të bie edhe borë
Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron “rënie drastike të temperaturave” këtë...