Lajme

Çfarë po paralajmëron Lushtaku shperndan foto me Thaçin “Dielli do të lind përsëri”

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 12 October 2021

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka publikuar një fotografi me ish-presidentin e Kosovës në llogarinë e tij në Facebook.

“Dielli do të lind përsëri”, ka shkruar Lushtaku mbi fotografinë, duke mos sqaruar se çfarë ka paralajmëruar me këtë fotografi.

-Advertisement-

Kujtojmë se Gjykata Speciale ka urdhëruar Policinë e Kosovës të njoftojë se a mundet të garantojë lirimin e përkohshëm të të akuzuarve në Hagë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake urdhëron policinë që të sigurojë informacionin lidhur me autoritetin dhe aftësinë e policisë së Kosovës për të kufizuar lirinë e lëvizjes e individëve që janë subjekt i lirimit me kusht, të monitoroje dhe kufizojë komunikimin e këtyre individëve, të bëjë administrimin e arrestit shtëpiak dhe zbatimin e kushteve lidhur me lirimin e përkohshëm, dhe rastet e mëhershme të zbatueshmerisë se kushteve lidhur me lirimin e përkohshëm ose ndalimin e personave të akuzuar për krime të rënda”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera