Sport

Çfarë po ndodhë tek Kosova, dhjetë lojtar do të mungojnë kundër Greqisë

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 13 October 2020

Kosova nesër do të takohet me Greqinë në kuadër të Grupit të tretë në Ligën C, në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ kanë udhëtuar sot drejt Athinës, por kësaj radhe listës së madhe të mungesave i janë shtuar edhe tre lojtarë.

Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Edon Zhegrova nuk kanë udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit, kjo sepse pas ekzaminimeve mjekësore të kryera kanë dalur të papërgatitur fizikisht, kësisoj ata nuk do të jenë as në bankën rezervë.

-Advertisement-

Pasi Federata e Futbollit e Kosovës bëri të ditur arsyen e mungesës e Zenelit, Berishës dhe Zhegroves, tifozëve iu ngjallë më shumë kureshtja për këto arsyetime.

Të pakënaqur, por edhe më shumë dyshime, shumë tifoz të Kosovës kanë reaguar në lidhje me këtë rast, madje një pjesë e tyre po e dyshojnë që kjo treshe as nuk është e lënduar por mungesa po bëhet e qëllimshme.

E përfaqësuesja e Kosovës, përveç këtyre halleve që ka, presioni ndaj tyre nuk është i vogël, gjë kjo që mund të ndikoj keq në përformancen e tyre në ndeshjen e nesërme./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera