Fokus

Çfarë po ndodhë në BQK? Jep dorëheqje zëvendës guvernatorja

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 15 May 2023

Vetëm një muaj pasi mori këtë pozitë, Nora Latifi – Jashari , zëvendës guvernatorja e Bankës Qendrore të Kosovës ka dhënë dorëheqje.

Gazeta Infokus mëson nga burime të saj brenda BQK-së se Jashari ka dorëzuar dorëheqje.

Kujtojmë se qysh nga viti i kaluar BQK-ja ka mbetur pa guvernator derisa procesi ka mbetur ende në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

-Advertisement-

Kjo pasi vazhdimisht kishte ankesa dhe raportime për dallavere në këtë konkurs. Gazeta Infokus kishte raportuar se partia në pushtet ishte munduar që në këtë pozitë të vendoste nipin e famshëm të Besnik Bislimit , Gëzim Tosunin por që i njëjti ishte diskualifikuar nga gara pas intervistës në garën e ngushtë./Gazeta Infokus/

Nipi i Besnik Bislimit pretendonte pozitën e guvernatorit të BQK-së, nuk kalon fazën e intervistimit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera