Sport

Çfarë po ndodhë mes Realit dhe Bale?

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 15 September 2020

Edhe pse jo me kontratë, Real Madridi dhe Gareth Bale i kanë ndarë rrugët, shkruan Gazeta inFokus.

Bale ka shprehur dëshiren për tu larguar megjithatë ai është i gatshëm të qendroj në klub ëshë për dy sezone tjera, ndërkaq Reali akoma nuk ka pranuar ndonjë ofert për 31 vjeçarin.

Situata nuk duket aq e mirë sepse Bale nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë stërvitore që kur është kthyer nga grumbullimi me kombëtaren e Uellsit ndërsa klubi nuk ka dhënë asnjë lajm mjekësor për gjendjen e tij.

-Advertisement-

Madrilienet po përgatiten pëe sezonin e ri ndërkaq Bale nuk shihet askund në planet e tyre. Fanella e tij poashtu nuk gjendet në asnjë dyqan zyrtar të klubit, poashtu mungesa e 31 vjeçarit është vërejtur edhe në fotografitë në seanca stërvitore ku ai nuk është parë askund.

Thuhet që Bale po stërvitet në palester mirëpo pamja nga aty mungon poashtu, edhe pse nuk është i vetëm, bashkë me të thuhet që po ushtrohet edhe Isco./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera