Sport

Çfarë po ndodhë me Xherdan Shaqirin?

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 04 January 2022

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, po kalon në një moment aspak të mirë te skuadra e Lyonit, shkruan Gazeta inFokus.

Shaqiri me shumë bujë u transferua nga Liverpooli te skuadra franceze, megjithatë forma e tij lë shumë për të dëshiruar.

Për këtë arsye ai e humbi edhe vendin e titulluar dhe tashmë ka filluar ta mendoj edhe largimin nga Lyoni.

-Advertisement-

Klubi që po interesohet shumë për shërbimet e futbollistit nga Zhegra e Gjilanit është Fenerbahce.

Drejtuesit e klubit turk e dëshirojnë me çdo kusht transferimin e Xherdan Shaqirit dhe një gjë e tillë mund të ndodhë në këtë afat kalimtar të janarit.

Xherdan Shaqiri më parë ka luajtur për Baselin, Bayern Munchenin, Interin, Stok Cytin, Liverpoolin dhe aktualisht për Lyonin./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera