Sport

Çfarë po ndodh? Të gjithë, përveç Ronaldos, pozojnë me fanellën e re të Realit

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 29 May 2018

Real Madridi i prezantoi sot fanellat e reja për sezonin 2018/19.

Fanella e parë dhe ajo e dyta, të cilat lojtarët madrilenë do t’i veshin si vendas dhe mysafirë, përkatësisht, tani janë edhe në shitje në uebsajtin zyrtar të skuadrës, transmeton Gazeta Express.

Trajneri Zinedine Zidane bashkë me 24 lojtarë tjerë kanë pozuar me fanellat e reja. Të gjithë përveç njërit, Cristiano Ronaldos.

-Advertisement-

Mungesa e Ronaldos është për t’u habitur. Sepse edhe pse portugezi është i madh i një marke tjetër sportive, Nikes, dhe jo Adidast, sponsorit kryesor të klubit nga kryeqyteti spanjoll, lojtarë tjerë që kanë marrëveshje me Niken, si Sergio Ramos, Marco Asensio apo Luka Modric janë fotografuar me fanellën e re. Në fakt, në vend të figures së Ronaldos është vendosur vetëm një fanellë me numrin 7-të dhe emrin e tij në të.

Ronaldo nuk është pjesë as e vidoes dhe fotografive zyrtare të prezantimit të fanellave të reja.

Ronaldo shkaktoi dilema të mëdha menjëherë pas finales së Championsit kur tha se e ardhmja e tij në Real Madrid nuk është e sigurt.

Megjithatë, ai i ndryshoi fjalët vetëm një ditë më pas, kur gjatë festimeve në Madrid tha se është i lumtur dhe i përshëndeti tifozët “shihemi vitin e ardhshëm”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera