Sport

Çfarë po ndodh te Barça? Gjashtë anëtarë të bordit drejtues dorëhiqen

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 10 April 2020

Te klubi i Barcelonës situata nuk është aspak e mirë.

Blaugranat kanë pasur probleme me shpërthimin e pandemisë, kjo për shkak të revoltues së futbollistëve, pas propozimit për uljen e rrogave.

Klubi ka pasur dëme të mëdha ekonomike e drejtuesit janë përpjekur që të gjejnë mënyra se si ti ulin ato sa më shumë e të vazhdojnë që ë funksionojnë normalisht.

-Advertisement-

Por së fundmi, klubi mori një tjetër goditje që e trazon edhe më shuam situatën. Gjashtë anëtarë të bordit drejtues të të Barcelonës kanë paraqitur në bllok dorëheqjen . Sipas “La Vanguardia”, Emili Rousaud, Enrique Tombas, Silvio Elías dhe Josep Pont, janë katër drejtuesit që “u ftuan” për të ndërmarrë këtë veprim nga presidenti i Barçës për të lënë pozicionet e tyre përkatëse në bord, për shkak të përplasjeve me Bartomeun, të cilëve iu shtuan edhe dy të tjerë: Maria Teixidor dhe Jordi Calsamiglia. Të gjithë ata kanë dorëzuar para noterit një letër të përbashkët dorëheqjeje dhe më pas ia kanë komunikuar vetë vendimin presidentit Bartome. Në këtë mënyrë, bordi drejtues mbetet me 13 anëtarë nga 19 në total.

Përveç kësaj, gjashtë të dorëhequrit iu drejtuan me një letër të hapur tifozëve:

Sipas informacioneve të “La Vanguardias”, nuk përjashtohet mundësia që brenda ditëve të ardhshme të ketë dorëheqje të reja në bordin drejtues të Barçës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera