Çfarë po ndodhë në TRUST? Vjen lajmi i fundit për këtë institucion

Autori: Gazeta inFokus
13:13 | 21 March 2023
Një qytetar me inicialet B. Gj. është ankuar se vetëm për dy javë i kanë humbur 500 euro nga llogaria e tij në Fondin Pensional të Kursimeve.
“Rreth dy javë më parë në llogari kisha rreth 500 euro më shumë se sa kam sot”, tha ai për Gazetën Insajderi.
Se situate është alarmante në Trust e ka thënë edhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala.
“Vetëm gjatë këtij muaji që jemi tani, konkretisht nga data 1 mars deri më sot, në Trust kemi humbur rreth 60 milion euro”, ka shkruar Shala në Facebook, transmeton Gazeta Insajderi.
Derisa ka treguar se gjatë vitit 2022, të gjithë kontribuuesit e vendit kanë humbur hiq më pak se 118 milion euro mjete të tyre në Trust.
“Përkundër kësaj situate, Qeveria ende nuk e ka vendosur bordin menaxhues. Rreth 3 miliard euro të Trustit janë në mëshirën e rrethanave dhe kohës, nën mëshirën e tregjeve globale, praktikisht nën mëshirën e askujt”, ka thënë tutje Shala, shkruan Gazeta Insajderi.
Ai ka deklaruar se jo shumë larg nga tash Partia Demokratike kërkonte që një pjesë e mjeteve t’iu kthehej qytetarëve, atyre që kishin kontribuar.
“Qeveria dhe mazhoranca me këmbëngulje refuzuan dhe votuan kundër, në emër të ruajtjes së skemave sociale për moshën e pensionimit. Koha po e vërteton kërkesën e drejtë e legjitime të qytetarëve për Trustin, sidomos sot kur humbjet janë në total rreth 200 milion euro.A ka Qeveri ky vend”, thotë Shala, shkruan Gazeta Insajderi.
Për të njëjtën çështje ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.
Ai ka shkruar se që thuajse 3 javë Fondi Pensional i Kosovës është pa bord funksional, dhe sipas tij kjo i rrezikon miliarda euro kursime të qytetarëve të vendit.
“Rreth 2.5 miliardë të kursimeve pensionale të investuara në tregje financiare janë në mëshirë të fatit”, shkruan Hoti, transmeton Gazeta Insajderi.
Kjo sipas tij po ndodh pasi çmimi i njësisë së FKPK-së është në rënie nga 3 mars 2023 e këndej.
“Kjo po ndodh për shkak të disa sinjaleve për krizë të mundshme në tregjet financiare nga falimentimi i një banke në SHBA. Por, në mungesë të Bordit, nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve të Trustit Pensional nga tregjet financiare ku ka rënie. Kjo është papërgjegjësi”, ka deklaruar tutje Hoti, shkruan Gazeta Insajderi.
Mandati i anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional ka mbaruar më 30.11.2022, por është zgjatur edhe për tre muaj.
Konkursi ishte shpallur para tre muajve më 02.12.2022, por deri më tani asnjë veprim nuk është ndërmarrë.
Ndërkohë, Ehat Miftaraj drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka komentuar zvarritjen e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të Trustit Pensional të Kosovës.
“Korrupsion nuk është vetëm me kërkuar lekë me krye një favor. Korrupsion është edhe kur Qeveria ose Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin Bordin e Trustit, me qëllim nuk zhvillojnë procedurat e emërimit të Sekretarëve nëpër shumicën e ministrive ose emërimin e bordeve me injorantë dhe servile”, ka shkruar ai në Facebook, duke shtuar se “tallava qeverisja nuk është ndryshe. Pa vizion për qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e institucioneve publike, por me vizion për t’i kontrolluar”.
Gazeta Insajderi i ka shkruar FKPK-së për ta pyetur mbi humbjet që kanë pasur këtë javë, por ky institucion ende nuk ka kthyer përgjigje.
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, i njohur edhe si Trusti, mbledh mjetet e kontribut-paguesve kosovarë.
Shuma e tij arrin në gati 2.3 miliardë euro, por, aktualisht, është më e vogël.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rënia në vlerë ka ndodhur gjatë muajve të fundit, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike, përfshirë luftën në Ukrainë, krizën energjetike dhe inflacionin dyshifror. Të gjitha këto kanë shkaktuar çrregullime në tregjet ndërkombëtare, shkrun Gazeta Insajderi.
Me ligjet në Kosovë, 70 për qind e mjeteve të Trustit janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare në periudha afatgjate, me qëllim që t’u rritet vlera, ndërsa 30 për qind investohen në letrat me vlerë në Kosovë.
Të gjithë të punësuarit në Kosovë janë të obliguar të paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: 5 për qind i paguan punëdhënësi, kurse 5 për qind ndahen nga paga e të punësuarit.
Kursimet pensionale mund të përdoren nga kontribuuesi vetëm pasi t’i përmbushë kushtet për pensionim, përkatësisht arritjen e moshës 65-vjeçare, shkruan Gazeta Insajderi.

Të tjera
-
Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka vazhduar kritikat ndaj qeverisë...
-
Reshje të mëdha të shiut, vërshohet një fshat i Skenderajt
Ditët e fundit kanë sjellur reshje të mëdha të shiut në disa qytete të Kosovë...
-
Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se përpjekjet për të d...
-
Kurti ka pritur në zyrë numrin dy të KIA-s: Jeni të mirëseardhur për investime në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim zëv...
-
Familjarët e Ervis Martinajt kërkojnë kthimin e pasurive në Gjykatën e Lartë
Familjarët e Ervis Martinajt, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kan...
-
Kalabri- Rama vizitë në Eparkinë e Ungrës, shoqërohet nga Linda dhe Zaho
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali ...
-
Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin
Ambasadori rus në Serbi Alexander Botsan-Kharchenko tha sot se situata në...
-
OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit
Kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut që është duke kryesuar edhe me pre...
-
Cila është rëndësia e Odës Nordike të Tregtisë të themeluar së fundmi, flet ambasadori finlandez Nissinen
Ambasadori finlandez, Matti Nissinen, ka folur bashkëpunimin ekonomik ndërmje...
-
Kurti, Indisë për aksidentin tragjik: Kosova qëndron krah jush
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për aksidentin tr...
-
Bislimi i reagon Vuçiqit për intervistën në CNN: Propagandë e pastër
Kreu i Ekipit Negociator të Kosovës dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besni...
-
Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar të shtunën për mandatin e...