Çfarë po ndodh në Gjermani? Rritet numri i të infektuarve me koronavirus
Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 20 September 2023
Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani para vjeshtës dhe dimrit kur pritej një valë e re. Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner dhe Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius anuluan takimet e tyre këtë javë pasi ishin infektuar me COVID-19, shkruan dpa.
Presidenti në detyrë i Institutit Robert Koch (RKI), Lars Schaade, tha të hënën se ata kanë vënë re një rritje të infeksioneve të frymëmarrjes, përfshirë coronavirusin.
Për herë të parë që nga pandemia e koronavirusit, nuk ka rregulla mbrojtëse si izolimi, mbajtja e distancës apo mbajtja e detyrueshme e maskave.
Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach tha gjithashtu se një numër i madh i rasteve të infektimit me virus mund të priten sërish gjatë vjeshtës, por edhe se ka imunitet të gjerë në popullatë.
Sidoqoftë, Lauterbach bëri thirrje për vaksinimin e rekomanduar shtesë. “Infeksioni COVID-19 nuk është një ftohje, nuk është një gjë e vogël”, tha ai.
Personat mbi 60 vjeç dhe me sëmundje të konstatuara duhet të zvogëlojnë rrezikun për shëndetin e tyre dhe të “freskojnë” mbrojtjen me vaksinim.
Ministri i Shëndetësisë dhe Instituti Robert Koch kanë rekomanduar mbajtjen vullnetare të maskave në situata të caktuara.
Gazeta Frankfurter Rundschau shkruan se vala e infeksioneve është jashtëzakonisht e lartë për këtë periudhë të vitit kur temperaturat e ajrit janë në nivelet e verës.
Në të gjithë Gjermaninë, numri i rasteve me COVID-19 për 100 mijë banorë është nëntë. Administrata e Spitalit Universitar në Frankfurt u ka dhënë një “rekomandim urgjent” punonjësve që të mbajnë maska në fytyrë, sipas Jurgen Graf, drejtor mjekësor dhe kryetar i bordit. Jo vetëm për shkak të coronavirusit, por në përgjithësi si “masa parandaluese ndaj infeksioneve sezonale”.
Maska është rikthyer edhe në rrugë. Në transportin publik lokal ose në supermarket, personat me maska mbrojtëse sërish mund të shihen.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...