Çfarë po ndodh me pacientin e dyshuar me linë e majmunëve? Flet Drejtori i Infektives Arben Vishaj
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 13 June 2022
Pacienti i moshës 69 vjeç nga komuna e Dragashit, i dyshuar me linë e majmunëve, ndodhet në gjendje shëndetësore shumë stabile dhe pritet lirimi i tij nga spitali, tha Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK Arben Vishaj.
Në fillim të këtij muaji Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës ka pranuar nga Klinika Infektive, një raportim për një rast të dyshimtë me linë e majmunëve (Monkeypox). Nga pacienti është marrë mostra e cila është dërguar në laboratorin referent të OBSh-së në Holandë. Por që rezultati i tij nuk ka dal akoma.
Në një bisedë, infektologu Arben Vishaj tha se gjendja e pacientit në fjalë është shumë stabile, por se janë në pritje të rezultatit.
“Gjendjen e ka shumë stabile shumë të mirë, por ne po e presim rezultatin nga Holanda. Nëse rezultati na vonohet nga Holanda shumë shpejt do ta lëshojmë pacientin në shtëpi e ka gjendjen shumë stabile…Shumë shpejt shpresojmë që do ta lëshojmë në shtëpi si dhe e rekomandojmë që të jetë i izoluar derisa të del rezultati përfundimtar”,tha Vishaj.
Ndërkohë, mikrobiologu Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tha se nuk kanë informata nga lobaratori se kur pritet të arrijë rezultati i pacientit nga Dragashi.
“Ende nuk kemi pranu rezultat prej laboratorit ku është dërgu mostra dhe nuk kemi informatë se kur pritet me dal”, tha Jakupi të hënën për Gazetën Express.
Tutje, ai tha se testet që e diagnostikojnë linë e majmunëve pritet të vijnë në Kosovë javën që vjen.
“Testet janë kontraktu javën e kaluar, është afati dy javë. Kështu që në momentin kur të bëhen dy javë ato duhet me qenë këtu. Javën tjetër duhet me qenë këtu”, tha Jakupi.
Infektologu Vishaj i këshillon qytetarët që të rrinë te qetë dhe të mos përjetojnë panikë sepse Lia e Majmunëve nuk përhapet sikur Covidi dhe nuk është sëmundje më e fuqishme se Covidi.
Virusi i zakonshëm në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore së fundmi është shfaqur edhe në SHBA dhe Evropë.
Sipas informacioneve rreth tij ky virus shkakton puçrra në fytyrë dhe trup. Ato mund të shkaktojnë djegie dhe të kruara të mëdha dhe infeksioni hiqet gradualisht pas 14 apo 21 ditësh.
Të tjera
-
Magjistralja Prishtinë – Ferizaj në gjendje të tmerrshme pas rreshjeve të borës
Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të ...
-
DASH porosi Vuçiqit dhe Serbisë pas sanksioneve ndaj NIS: Nuk ka biznes të zakonshëm me Serbinë
Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i...
-
Bedri Hamza: Do t’i heqim tarifat doganore për importin e makinave elektrike
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin ta...
-
Deputetja Ganimete Musliu merr përkrahje nga vendlindja e saj: ndihet e bekuar, e vlerësuar dhe krenare
Deputetja Ganimete Musliu ka marrë mbështetjeje dhe përkrahjeje të jashtëzako...
-
Policia iu bën thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në trafik
Policia e Kosovës ka dalë me një apel për kujdes të shtuar në trafik për shka...
-
Qytetet e Kosovës mbulohen nga bora, ky është parashikimi i motit për fundjavë
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
26 vjetori i vrạsjes së gazetarit Enver Maloku, Presidentja kujton veprimtarinë e tij
Presidentja Osmani kujton veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetori...
-
Policia me plan operativ për zgjedhjet e 9 shkurtit
Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autor...
-
Nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit...
-
Vrạsje në tentativë në një lokal të Malishevës
Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Malishevë,...
-
Prokuroria merr një vendim për personin nga Zveçani që kanosi kryeministrin Kurti
Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kan...
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....