Lajme

Çfarë po ndodh me kriptovalutat? Rënie drastike gjithandej

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 17 January 2018

Monedha virtuale Bitcoin ka hyrë në një fazë të rënies së madhe, pasi brenda dy ditëve ka pësuar rënie duke e zbritur çmimin e një njësie në më pak se 10 mijë dollarë.

Dita e mërkurë ka shënuar çmimin më të ulët të Bitcoinit në gjashtë javët e fundit, ndërsa ulje kanë pësuar edhe pothuasje të gjitha monedhat tjera. Bitcoin pësoi rënie me 12 përqind në 9,936 dollarë, kurse Ethereum ra me 16 përqind dhe tash vlerësohet në 884 dollarë për njësi.

“Përkundër faktit që Bitcoin ka rënë përgjysmë krahasuar me vlerën më të lartë që kishte shënuar në dhjetor – kur kishte arritur gati 20 mijë dollarë – vlera e kësaj monedhe mbetet ende 1100 përqind më e lartë se që ishte 12 muaj më herët”, ka thënë Simon Revington.

-Advertisement-

Kjo rënie e madhe e kriptovalutave është shkaktuar nga pasiguria e krijuar për shkak të lëvizjeve në tregun aziatik. Koreja Jugore kishte paralajmëruar që do të ndalë tregtimet e kriptovalutave, ndërsa edhe Rusia kishte paralajmëruar që do të vendosë më shumë rregulla strikte për këtë treg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera