Çfarë mesazhe sollën amerikanët në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus
09:21 | 26 April 2022
Brenda pesë ditëve Kosovën e vizituan dy delegacione amerikane, të cilët përçuan mesazhe të qarta për krerët e shtetit.
Dje ishte, Ndihmëssekretarja amerikane për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, ajo e cila në një konferencë për media pas takimit me presidentin Vjosa Osmani, ka thënë se është urgjente të punohet që Kosova ta sigurojë vendin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike.
Ndërsa, pas takimin me kryeministrin Albin Kurti, Donfried ka theksuar se Kosova dhe Serbia urgjent duhet të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE.
”SHBA duan që ta shohin Kosovën duke marrë vendin e vet të duhur në institucionet europiane dhe euroatlantike. Për këtë çështje ne i japim kaq shumë prioritet mbështetjes së dialogut të lehtësuar nga BE-ja për ta ndihmuar Kosovën që të arrijë në marrëdhënie të normalizuara, të qëndruara, me njohje të dyanshme me fqinjin tuaj Serbinë”.
“Sepse status quo është e paqëndrueshme, jo vetëm që e pengon të ardhmen e Kosovës dhe të Serbisë drejt Europës, por i bën të mira Kremlinit. Sepse Rusia dëshiron të shkatërrojë çdo unitet, dhe konsolidim demokratik në shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke siguruar që ju dhe shtetet fqinje të mos integroheni në institucionet europiane dhe euroatlantike”, ka thënë Karen.
Në vizitën e djeshme bashkë me Donfried ishte edhe zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar. Ata sot do të vizitojnë edhe Serbinë ku do të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq, kurse ditëve të tjera do të shkojnë në Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje Hercegovinë.
Të enjten e javës së kaluar, Kosovën e vizituan tre senatorë amerikanë Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis, të cilët patën takime me drejtuesit e institucioneve shtetërore. Po ashtu, edhe gjatë kësavizite të amerikanëve u theksua përkrahja e rrugës euroatlantike të vendit tonë, si dhe u fol edhe për procesin e dialogut.
Të tjera
-
Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që ra në lumë në Klinë
Në lumin e fshatit Deiq të Komunës së Klinës, sapo është nxjerrë një trup i c...
-
Van der Bellen synon mandatin e dytë si president i Austrisë
Presidenti i tanishëm i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka thënë se do të...
-
Kosova nuk favorizon blerjen e energjisë nga bizneset
Në Kosovë ekzistojnë shumë biznese që e prodhojnë energjinë elektrike përmes ...
-
Çfarë janë ‘Terminatorët’ rusë që janë parë në Ukrainë?
Imazhet e reja konfirmojnë praninë në Donbas të Ukrainës të një makine luftar...
-
Qytetarja nga Peja u kafshua nga qentë endacakë, komuna obligohet t’ia kompensojë dëmin mbi 3 mijë euro
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e paditëses F....
-
Gjendje e jashtëzakonshme në arsim? Qehaja nuk e sheh të domosdoshme
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ditë më parë ka thënë se në Kos...
-
Blerjet politike dhe etnike të shtëpive në veri të Mitrovicës
Shqiptarët e Lagjes së boshnjakëve në veri të Mitrovicës janë duke i shitur m...
-
Ja çfarë moti do të mbretërojë në pesë ditët e ardhshme
Në Kosovë gjatë pesë ditëve të javës që vjen do të mbajë mot kryesisht i ndry...
-
Kurti iu uron mirë se ardhje në Kosovë dy gazetarëve ukrainas
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu ka uruar mirë se ardhjen në Kosovë dy ...
-
Marrëveshja PS-PD për presidentin dështoi, raundi i dytë i votimit drejt skadencës
Raundi i dytë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës në presidencën e Shqipër...
-
Çitaku: E paprecedentë që një kryeministër t’ia japë vetes luksin të qëndrojë kaq gjatë në ShBA
Që nga 6 maji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo produktivite...
-
Arrijnë edhe dy gazetarë ukrainas në Kosovë
Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, njofton për ardhjen në Kosovë...