Çfarë kërkuan më shumë njerëzit në Google përgjatë vitit 2021?
Autori: Gazeta inFokus
19:03 | 08 December 2021
Nëse viti 2020 u përcaktua nga dyndja e njerëzve në Google për gjithçka që lidhet me koronavirusin, këtë vit pamë që standardet e vjetra të sportit dhe argëtimit rilindën në kërkimet online në mbarë botën.
Google publikoi listën e tij vjetore “Viti në kërkim” sot, duke treguar termat më në trend të kërkimit që pësuan një rritje të trafikut nga viti i kaluar, si globalisht ashtu edhe të ndara sipas shteteve dhe kategorive.
Vitin e kaluar, “coronavirus” në mënyrë të parashikueshme kryesoi listën e kërkimit në trend globalisht. Këtë vit, kërkimet kryesore në trend global ishin më të përqendruara te sporti.
Ndeshja e Kriketit në Kupën e Botës për meshkuj, Australi vs Indi, si dhe ndeshja e Indisë kundër Anglisë në të njëjtin turne, përbënin dy kërkimet kryesore në trend global për vitin, ndoshta duke reflektuar ndikimin në rritje globale të qindra miliona përdoruesve të internetit të Indisë.
Kupa e Botës në Kriket T20 dhe kampionati indian i kriketit në Premier League – i cili u pezullua për shkak të Covid-19 në maj – ishin gjithashtu në listën e 10 termave më të kërkuar në mbarë botën.
NBA gjithashtu u rendit në listën globale – dhe kryesoi listën e kërkimit në SHBA. Me turnetë e futbollit Euro 2021 dhe Copa America, temat sportive përbënin 8 nga 10 kërkimet më të mira në trend global. (Kategoria globale e “lajmeve” ishte më e përqendruar te pandemia, me COVID dhe vaksinën kundër COVID që ishin në top 10.)
Reperi i ndjerë DMX dhe shfaqja koreane e Netflix, “Squid Game” gjithashtu hynë në lista, si në nivel global, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara.
Po kështu, Dogecoin, monedha meme e përmendur nga llogaria në Twitter e Elon Musk, si dhe çmimi i Ethereum, janë gjithashtu në listën e lajmeve më të kërkuara.

T� tjera
-
Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV’së
Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media një zonjë...
-
Ky është 46-vjeçari nga Gjonaj i Hasit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri
Është identifikuar 46-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin e rëndë...
-
“Keni dështu”, mesazhe të ndryshme vendosen para Qeverisë, në protestën kundër Kurtit
Një grup qytetarësh janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë s...
-
“Albin Out”, nis protesta e disa të rinjve ku kërkohet dorëheqja e Kurtit
Disa qytetarë janë mbledhur para Qeverisë së Kosovës për të protestuar kundër...
-
Raportohet se babai me të bijën trmuajshe janë gjetur të vdekur në Demiraj të Gjilanit, Policia po shkon në vendngjarje
Një burrë dhe një foshnje rreth tremuajshe raportohet se janë gjetur të vdeku...
-
Ditëlindja e Zahir Pajazitit, Haradinaj: Ishte brezi i parë i UÇK-së
Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajazit...
-
Publikohet një tjetër letër e Arlinda Zekajt, i lutet gjykatësit për caktimin e urdhrit mbrojtës
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është pu...
-
Hoti: Qeveria shkel ligjin, nuk e miraton brenda afatit buxhetin për vitin e ardhshëm
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti se ka ...
-
“Për ju është rutinë, për mua është jetë” -Natyra Kuçi publikon letrën prekëse të Arlinda Zekajt drejtuar Migjen Kastratit
Natyra Kuçi ka publikuar një letër të Arlinda Sylaj Zekajt, gruas që u vra më...
-
Protestat për Arlinda Zekajn, RrGGK dënon fushatën denigruese ndaj aktivistes Molliqaj
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës ka reaguar duke e dënuar ashpër, siç ka th...
-
Protestat në Tiranë: Prangosen gjashtë persona, dy të tjerë në kërkim
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona, nën dyshime...
-
Protestat në Tiranë, Rama përsërit ftesën për dialog
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rikthyer ftesën e tij për dialog me st...



































