Lajme

Çfarë kërkesa ka SBASHK-u për qeverinë në letrën e drejtuar Avokatit të Popullit?

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 20 September 2022

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ka thënë se pajtohet me një rritje prej mbi 10 për qind të pagës për mësimdhënësit.

Kështu shkruan në letrën e drejtuar nga SBASHK-u në adresë të Avokatit të Popullit.

Sipas tyre kërkesa për rritje prej 10.45 për qind vjen nga rritja ekonomike që ka pasur Kosova në vitin 2021.

-Advertisement-

Më tej në letër shkruan se këtu duhet të jetë e përfshirë po ashtu edhe shtesa prej 50 eurosh e ndarë nga Qeveria nga pakoja ekonomike.

Gjithashtu sipas SBASHK-ut rritja e pagës duhet të bëhet edhe në vitin 2023 varësisht nga shkalla e rritjes ekonomike e po ashtu edhe shkalla e inflacionit duhet të jetë e përfshirë në pagë.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës thekson se kërkesat e tyre janë të bazuara edhe në kontratën kolektive.

Kërkesat e SBASHK-ut në letrën drejuar Avokatit të Popullit:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera