Lajme

Çfarë faktesh të pamohueshme për të bëmat e Serbisë posedon Ministria e Pacollit?

Autori: Halil Berisha 16:25 | 09 December 2019

Gazeta inFokus, shkroi ekskluzivisht të dielën se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, e udhëhequr nga Behgjet Pacolli, ka grumbulluar fakte e prova për krimet makabre të bëra nga shteti serb në Kosovë.

Në fakt, atë që raportoi Gazeta inFokus se tanimë janë mbledhur më shumë se 10 mijë faqe, e konfirmoi këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Ky i fundit postoi edhe një fotografi me dosjet e grumbulluara e ku tha që këto nuk janë trajtuar ende nga drejtësia ndërkombëtare.

-Advertisement-

Por, çfarë ka brenda atyre dosjeve?

Gazeta inFokus nga burimet e saj mëson se në to, nuk ka veç dëshmi nga vendet ku ndodhen krimet.

Burimet i kanë thënë inFokusit se brenda dosjeve ka prova e dëshmi edhe të dëshmitarëve serb.

Madje, dëshmitarë të shumtë serb tregojnë edhe se si janë organizuar.

Në dosje ka edhe dëshmi të treguara nga vet serbët se edhe nga kush e si i kanë marrë urdhërat për të kryer krimet gjatë luftës së vitit 1999.

Krejt këto dëshmi, në mesin e të cilave ka edhe prova e fakte të pamohueshme, do t’u dorëzohen Prokurorisë Speciale gjatë kësaj jave nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Kujtojmë se kjo vije vetëm pak ditë pasi Presidenti Serb ashtu edhe shefi i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, mohuan masakrën e Re♪5akut, duke e cilësuar si të trilluar./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera