Lajme

Çfarë është patentë shoferi ndërkombëtarë për të cilin po aplikojnë kosovarët?

Autori: Doresa Geci 17:08 | 13 October 2020

Mbi 100 persona kanë aplikuar për patentë shoferë ndërkombëtarë.

Kjo pas njoftimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme se qytetarët në Kosovë se kanë të drejtë të aplikojnë për këto patentë, shkruan Gazeta Infokus.

Por, çfarë është patentë shoferi ndërkombëtarë, për të cilin është bërë jehonë ditëve të fundit?

-Advertisement-

Sipas MPB-së ky patentë shoferë i mundëson që qytetarëve te drejtojnë automjetin jashtë Kosovës.

“Patentë shoferi ndërkombëtar (PSHN) – dokument i nxjerrë sipas kërkesës së palës, i cili i mundëson mbajtësit të tij që ta drejtojë automjetin në ato shtete jashtë Kosovës të cilat e kërkojnë këtë dokument plotësues, sipas Konventës së Vjenës për Trafikun Rrugor, të dt. 8.11.1968. Është një dokument plotësues, i përkthyer në shumë gjuhë, i cili i përshkruan të dhënat nga patenta e shoferit i lëshuar nga institucioni kompetent i shtetit, që ka fotografi të drejtuesit të automjetit dhe të dhëna relevante mbi të drejtën për drejtim”, kanë bërë të ditur në MBP.

Mirëpo ky dokument nuk i lejon pronarit të tij që ta drejtojë automjetin në vendin e origjinës.

Ndërsa dallon nga patentë shoferi i zakonshëm për nga përmbajtja dhe forma.

Patentë shoferi i zakonshëm përdoret për vozitje çdo herë, ka vlefshmëri dhjetë vjeçare, patentë shoferi vendor është i lëshuar në tri gjuhë, Shqip, Serbisht dhe Anglisht. Patentë shoferi ndërkombëtar është i pavlefshëm në rast se nuk e paraqet edhe patentë shoferin e zakonshëm etj.

Ministri e Punëve të Brendshëm ka bërë të ditur se kriter për pajisje me patentë shofer ndërkombëtar është posedimi i patentë shoferit të RKS-së me afat vlefshmërie jo më pak se 6 muaj, procedurat janë përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr.08/2020, për Përcaktimin e Formës, Përmbajtjes dhe Procedurës së Lëshimit të Patentë Shoferëve ndërkombëtar në Republikën e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera