Lajme

Çështja Kosovë-Serbi, Ischinger për zgjidhjen e “dy Gjermanive”

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 24 January 2023

Ish-diplomati gjerman dhe ish-përfaqësuesi i BE-së në negociatat për Kosovën, Wolfgang Ischinger, beson se do të ishte mirë që të zbatohej propozimi i vitit 2007 për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, marrëveshja mes dy Gjermanive.

Ischingernë llogarinë e tij në Twitter ka postuar edhe një artikull të “Frankfurter Algemeine Zeitung” (FAZ) me titull “Negociatat në Beograd – si synon Perëndimi ta zgjidhë konfliktin e Kosovës”, shkruan Kosovo Online.

“Do të ishte mirë sikur propozimi ynë i vitit 2007 të zbatohej përfundimisht: modeli i dy Gjermanive – të përjashtohet çështja e statusit, të zgjidhen çështjet praktike”, shkruan ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera