Çështja “Griezmann”, gati të plasë lufta mes Barcelonës dhe Atleticos
Autori: Gazeta inFokus
10:41 | 09 September 2022
Ka një çështje “Griezmann” që është gati të shpërthejë. Siç raportohet nga mediet spanjolle, Barcelona po përgatit një padi kundër Atléticos së Madridit për sulmuesin francez.
Sipas këtyre informacioneve, Barça pretendon se transferimi ishte për një vit, plus zgjatjen për një vit të dytë nëse plotësoheshin një sërë kushtesh. Në vitin e parë, sipas klubit të Barçës, Griezmann duhej të luante më shumë se 50% të minutave në total dhe ai luajti 81% të tyre.
Barcelona mendon se lojtari është tashmë futbollist i Atlético-s dhe se klubi bardhekuq duhet të paguajë 40 milionë euro, siç ishte rënë dakord mes palëve.
Atlético pretendon se duhet të llogariten edhe minutat e vitit të dytë, por me shumë gjasa, duke parë se Simeone po e aktivizon gjithmonë pas minutës së 60-të, vështirë së në përllogaritjen e përgjithshme do të luajë me shumë se 50% të minutave në dispozicion.
Secili klub i qëndron fort versionit të tij. Atlético, duke e aktiviuar Griezmannin me pikatore dhe Barcelona, duke kërcënuar se të shkojë në gjykatë. Si do të përfundojë telenovela? A do të ketë një marrëveshje mes dy klubeve për një shumë më të vogël se ato 40 milionë? Apo do të vazhdojnë të shtrëngojnë më fort litarin, secili duke e tërhequr nga ana e tij?

T� tjera
-
Berisha: Arlinda u vrᾰ vetëm 20 sekonda pasi u nda nga policia, ish-bashkëshorti e ndoqi vrasjen live
Avokati Besnik Berisha ka dhënë detaje të rënda lidhur me vrasjen e Arlinda Z...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat he...
-
BE-ja u jep shpresë anëtarësimi vendeve të Ballkanit
Bashkimi Evropian po u bën thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shfr...
-
Haradinaj: Jakup Krasniqi nuk është për gjynah, por pushtetet që lejuan EULEX-in ta poshtërojë popullin
Nasim Haradinaj ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se Jakup ...
-
BE-ja riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë – Serbi, bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve
Pas takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndim...
-
Shqipëria me projektligj që u mundëson të burgosurve të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin
Deputetja socialiste në Shqipëri, Enriketa Jaho ka dorëzuar një projektligj q...
-
Çitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Nesër jemi gati për konsultime
Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për konsultime ...
-
Vrḁsjet e pasluftës, Nasim Haradinaj: Kush i konstatoi që janë vrḁsje politike
Tema e vrasjeve të pasluftës është aktualizuar në Kosovë. E për këtë ka fo...
-
Haxhiu: Gruaja që raporton dhunën e ka bërë hapin më të vështirë, përgjegjësia tani është e institucioneve
Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” është hapur zyr...
-
Shiroka Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në ceremoninë h...
-
Nesër zbulohen tri shkronjat e UÇK-së në fshatin e Jakup Krasniqit
Djali i vëllaut të ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, Agron Krasniqi...
-
Vëllezërit e ish-presidentit Thaçi vizituan Fadil Fazliun pas kthimit nga Haga
Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Ganiu, Idrizi dhe Blerimi, vizitua...


































