Lajme

Çeku: Reforma do sjellë profilizim të universiteteve n`bazë të nevojave të vendit

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 10 October 2026

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, tha se reforma do të sjellë profilizimin e universiteteve sipas potencialit të tyre dhe nevojave zhvillimore të vendit, rishikimin e programeve të studimit dhe një sistem të ri financimi që mbështetet në cilësi dhe rezultate.

“Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, në takim me rektoren Nurten Deva, menaxhmentin dhe Këshillin Drejtues, diskutuam për ndryshimet që po përgatisim në arsimin e lartë dhe shkencë.

Reforma do të sjellë profilizimin e universiteteve sipas potencialit të tyre dhe nevojave zhvillimore të vendit, rishikimin e programeve të studimit dhe një sistem të ri financimi që mbështetet në cilësi dhe rezultate. Do të investojmë më shumë në kërkimin shkencor dhe në bashkëpunimin e universiteteve me industrinë.

-Advertisement-

Mitrovica ka potencial të veçantë për t’u zhvilluar në fusha që lidhen me industrinë, teknologjinë dhe ekonominë e vendit. Synimi ynë është që këtë potencial ta kthejmë në mundësi konkrete për studentët dhe zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy