Lajme

Çeku: Millosheviqi u dorëzua pasi e dinte se SHBA e Britania ishin të gatshëm ta nisin luftën tokësore

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 24 March 2022

Ish-ministri i Mbrojtjes, Agim Çeku, po flet në Rubikon të Klan Kosovës për 23-vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Çeku tha se Millosheviqi është dorëzuar pasi e ka ditur se SHBA-ja dhe Britania e Madhe ishin në gjendje të fillonin edhe luftën tokësore.

“Kur është fjala për ndërhyrje me forca tokësore, jo të gjitha vendet e NATO-s kanë qenë të gatshëm”, tha Çeku.

-Advertisement-

“Njëra prej arsyeve është se më 3 qershor, presidenti Clinton, me mbështetje të kryeministrit Blair, iu ka dhënë urdhër komandantëve të vetë planin B minus – ndërhyrje e forcave tokësore. Plani B minus do thotë se po hyjmë vetë, quhet koalicion i vullneteve, pra vullnetarisht kush do të hyjë. Amerikanët dhe anglezët kanë qenë të vendosur të hyjnë”, u shpreh tutje ish-kryeministri.

“Millosheviqi e ka ditur se Amerika dhe Anglia hyjnë sigurt. Më 1 shtator ka pasur të fillojë operacioni tokësor. Ka qenë e domosdoshme të riparoheshin shumica e urave që të sjellin nga Tirana në veri, të përmirësohen rruga dhe kthesat e mëdha, sepse e gjithë teknika nuk ka mundur të kalojë aty”.

“Plani ka qenë që operacioni të përfundojë para dimrit, diku nga 15 nëntori, por ka pasur të përfundojë në Beograd, jo në Kosovë, dhe për atë arsye komanda kryesore e NATO-s ka qenë në Kumanovë, sepse ushtarakisht, komanda vendoset në drejtimin kryesor të sulmit. Drejtimi kryesor i sulmit ka qenë Kumanovë-Beograd”, përfundoi Çeku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera