Sport

“Cavanda i trishtuar me objektet në Kosovë, nesër vendosë nëse nënshkruan kontratën”

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 18 February 2021

Trepça ’89 është afër që të realizojë transferimin më të madh në histori të futbollit kosovar. Belgu Luis Pedro Cavanda është takuar me drejtuesit e klubit mitrovicas.

Këta të fundit janë duke tentuar që ta bindin 30 vjeçarin për të nënshkruar kontratën.

Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka deklaroi për Indeksonline se të enjten do të vendoset përfundimisht, nëse Cavanda do të luaj në pranverë me mitrovicasit.

-Advertisement-

“Me fusha, me objekte është i trishtuar. Unë e dërgova në zhveshtoret e reja, në fushat ndihmëse që i kemi super të mira, nuk ishte i kënaqur, paramendo me dërgu në zhveshtoret e Riza Lushtës apo te Drita. Jemi duke u mundu me bindë, ja kemi tregu stadiumin ‘Adem Jashari’ e ‘Fadil Vokrri’”.

“Sa i përket kushteve financiare ai është pajtuar krejtësisht dhe është shumë i kënaqur. Nesër e kemi takimin vendimtar për ta nënshkruar kontratën. Mund të ndodh që të mos nënshkruaj, por pastaj duhet të dal të prononcohet, të shpjegoj pse. Ne jemi duke u mundu me bindë, duke ia shpjegu rrethanat që kemi qenë në luftë dhe ka pas shkatërrim të madh këtu. Nëse pranon të luaj me ne, Cavanda do të qëndrojë deri në qershor. Nëse do Zoti që të dalim në garat ndërkombëtare, ai do të na ndihmojë” deklaroi Zeka.

Cavanda ka pasur karrierë të pasur si futbollist. Për 6 vite luajti në Serie A te Lazio, pastaj në Turqi te Galatasaray e Trabzonspor. Së fundi ishte pjesë e Standard Liege në Belgjikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera