Sport

Casillas-Mourinho, përplasje në distancë

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 23 November 2018

“Thumba” në distancë mes Iker Casillas dhe Jose Mourinhos. Gjithçka nisi nga fjalët e portierit spanjoll, që iu referuar periudhës së përbashkët që kaluan te Reali i Madridit: “Në atë moment preferova të heshtja për të mirën e skuadrës, por sot “do ta kapja demin për brirësh” dhe do të përballesha me Jose Mourinhon.”

Casillas dhe Mourinho kanë punuar për tre sezone bashkë mes viteve 2010 dhe 2013, por në asnjë moment marrëdhënia e tyre nuk ka qenë e mirë. Arsyen e tregon ish-portieri i Realit.

“Ardhja e Mourinhos kishte si qëllim rivalitetin me Barcelonën, por po dilte në pah një madridizëm që nuk po më pëlqente, me momente plot tension. Fituam La Ligan dhe na ishte krijuar përshtypja që e kishim neutralizuar Barcelonën, por ky ishte gabim. Dukej sikur bëhej fjalë për një luftë politike mes Katalunjës dhe Spanjës. E dua Realin e Madridit, por dua që të fitojë pa arritur në këto ekstreme”, deklaroi ish-portieri Realit.

-Advertisement-

Mourinho, i kontaktuar nga gazeta portugeze “A Bola”, iu përgjigj në këtë mënyrë spanjollit:

“Kur deklaron se nuk u përball me mua, nuk thotë të vërtetën. E ka bërë në një mënyrë, që nuk ia kalon askush, fshehurazi. Duket intervista e dikujt që është në fund të karrierës”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera