Sport

CAS-i “ringjall” Milanin, do të luajë në Europa League

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 20 July 2018

Milani do të marrë pjesë në edicionin 2018/19 të Europa League. CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) ka shfuqizuar vendimin e marrë nga UEFA për përjashtimin e kuqezinjve nga kompeticionet europiane. Gjykata e Lozanës ka vendosur t’i japë milanezëve një ndëshkim më të përshtatshëm. Pritet komunikata zyrtare.

UEFA vendosi të përjashtojë Milanin nga garat europiane, pasi konkludoi se nuk ishin respektuar normat e Fair Play-t Financiar, por kuqezinjtë apeluan vendimin në KAS dhe rifituan të drejtën e përfaqësimit në Europa League.

Tashmë Fiorentina është e dëshpëruara e vetme e këtij vendimi të KAS-it të Lozanës, pasi në rast se kuqezinjtë do të mbeteshin jashtë Europës, do të ishin pikërisht vjjollcët që do t’i zëvendësonin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera