Fun & Video

‘Çarli më kafshoi gishtin’/ Video virale më e shikuar do të hiqet nga YouTube për t’u shitur në ankand

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 21 May 2021

Me më shumë se 881 milionë shikime, një nga videot zbavitëse më të suksesshme, ‘Charlie bit my finger’ (Çarli me kafshoi gishtin) do të hiqet nga rrjeti publik Youtube për t’u nxjerrë në ankand.

Video e vitit 2007, e dy vëllezërve Harry, asokohe tre vjeç, dhe Charlie, një vjec, u xhirua fillimisht për t’u parë vetëm nga miqtë e familjarët.

Por pamjet 56-sekonda të gjata u bënë të kudondodhura në rrjet, kur u postuan në një faqe universitare në SHBA.

-Advertisement-

Familja Davis-Carr family, e cila zotëron videon, tha në një deklaratë: “Video e famshme do të hiqet nga rrjeti YouTube dhe një person do të ketë mundësinë ta zotërojë në formatin e ri 1/1 NFT.”

Deklarata shtonte: “Harry e Charlie, tanimë 17 e 15 vjeç, po hyjnë së shpejti në moshën e rritur, dhe kjo është mundësia për të ndryshuar edhe ata një epokë të internetit. Ky nuk është fundi i videos por një fillim i ri për të”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera