Rozë

Cara Delevigne i del në mbrojtje Rita Orës: Asgjë nuk ka gabuar, më pëlqen ajo

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 22 May 2018

Rita Ora së bashku me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX kanë publikuar këngën “Girls”.

Këngëtarja shqiptare, Ora tregoi se teksti i këngës është i bazuar në përvojën private dhe personale.

Në një intervistë zbuloi se në një kohë ka qenë e dashuruar edhe në një vajzë, duke mos zbuluar identitetin e bukuroshes.

-Advertisement-

Mediat atëbotë kishin raportuar se bëhet fjalë për modelen Cara Delevingne, e cila së fundi ka folur për mediat e huaja.

“Dua të them, i dua të gjithë ata artistes e këngës. Mendoj se është një këngë vërtet e mrekullueshme”, tha Delevingne për revistën Paper.

“Nuk mendoj se ka ndonjë gjë të gabuar në këngë. Mendoj se nuk është e drejtë të tregosh gishtin. Më pëlqen Rita. Unë mendoj se ajo është një artiste e mrekullueshme dhe gjithmonë e mbështes atë në atë që ajo bën”, tha ajo.

Delevigne pohoi se nuk ka asgjë të keqe nëse 27-vjeçarja e ka pranuar një gjë të tillë dhe se është për t’u duartrokitur.

“Unë nuk mendoj se është e gabuar të thuhet se nuk është mirë të flitet për një përvojë jetësore . Ajo është duke u krenuar për diçka dhe pa probleme po e thotë”, tha në fund bukuroshja.Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera