Caktohet masa e paraburgimit ndaj nëntë të arrestuarve për “Call Center”, Gjykata e konsideron rrezik nëse lihen të lirë
Autori: Gazeta inFokus
19:43 | 24 Tetor 2026
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale ka njoftuar se vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve T.S., D.M., D.H., R.H., P.R. A.P., F.Z., D.H. dhe B.E., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Mashtrimi dhe veprën penale Mashtrimi kompjuterik.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve T.S., D.M., D.H., R.H., P.R. A.P., F.Z., D.H. dhe B.E., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.
Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rreziku se nëse të njëjtit lihen në liri, mund të arratisen, posaçërisht duke marrë parasysh faktin se tre të pandehur janë shtetas të Gjermanisë, gjegjësisht shtetas të huaj si dhe faktin se tek veprimet e të pandehurve janë evidentuar udhëtime të shpeshta jashtë vendit, ekziston rreziku real që t’i shmangen ndjekjes penale duke u larguar nga territori i Kosovës, prandaj vlerësohet se masa e sigurimit të tyre, për zhvillimin efikas të procedurës penale është e nevojshme dhe e domosdoshme.
Po ashtu gjykata ka njoftuar se vlerëson se nëse të njëjtit lihen në liri, paraqitet rrezik real që të ndikojnë në rrjedhën e procedurës penale, të njëjtit mund të fshehin, ndryshojnë apo asgjësojnë provat materiale, e që lidhen me mënyrën e kryerjes së veprave penale, mund të ndikojnë tek të dëmtuarit, dëshmitarët apo bashkëpjesëmarrës në realizimin e veprave penale.
“Ekziston dyshimi i bazuar se në periudhën kohore gjatë vitit 2026 deri me datë 23.10.2026 në Prishtinë, në lokacione të ndryshme të përshtatura dhe të shfrytëzuara si qendra të thirrjeve (Call Center), të pandehurit, duke vepruar në mënyrë të organizuar, të koordinuar dhe me role të ndara, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përmes paraqitjes së rreme të fakteve, kanë vënë në lajthim të dëmtuarit – shtetas të huaj, duke i nxitur që të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, si dhe duke i vënë në lajthim përmes paraqitjes së rreme, si përfaqësues të kompanive të investimeve financiare.”, thekson njoftimi.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...


































