Cakolli tregon si mund ta humbasë mandatin Besnik Mujeci i VV-së, i arrestuar për drogë
Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 17 August 2023
Besnik Mujeci, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, si dhe katër bashkëpunëtorët e tij, një nga Kosova e tre nga Shqipëria, do të qëndrojnë në burg pa afat.
Kështu ka vendosur sot Gjykata Penale e Tiranës për pesë të arrestuarit dy ditë më parë në operacionin e antidrogës, ku u sekuestruan 11.300 doza të drogës së llojit ekstazi.
Përpos Mujecit, i arrestuar nga Kosova është Mithat Ramadani.
Lidhur me mandatin e tij si asamblist në Komunën e Prishtinës ka folur Eugen Cakolli, hulumtues i lartë nga KDI.
Ai shpjegon se Mujeci mund ta humbasë mandatin e tij nëse ofron dorëheqje, ndërsa rrethanat tjera për humbjen e mandatit nga ai përfshijnë dënimin për vepër penale, me burgim mbi gjashtë muaj, apo mospjesëmarrjen në mbledhjet e Kuvendit Komunal në tri raste të njëpasnjëshme.
“Pavarësisht shqiptimit të masës së paraburgimit dhe natyrës së veprave penale për të cilat dyshohet Besnik Mujeci, dispozitat e ligjit për vetëqeverisjen lokale nuk parashohin marrjen automatike të mandatit të tij. Besnik Mujeci ta humbasë mandatin aktual, me efekt të menjëhershëm, vetëm në rast se ai ofron dorëheqje nga kjo pozitë. Rrethanat tjera për humbjen e mandatit, që parashihen me legjislacionin në fuqi, përfshijnë dënimin për vepër penale, me burgim mbi gjashtë muaj, apo mospjesëmarrjen në mbledhjet e Kuvendit Komunal në tri raste të njëpasnjëshme”, thekson Cakolli.
Tutje, ai potencon se nëse ai qëndron në burg në Shqipëri ose Kosovë derisa Kuvendi Komunal i Prishtinës i mban tri mbledhje, ku ai nuk është i pranishëm, atëherë iniciohet zëvendësimi i tij.
“Në këtë drejtim, në rast se Besnik Mujeci do të qëndrojë në masën e paraburgimit në Shqipëri, apo edhe nëse një masë e tillë do të zbatohet në Kosovë, përgjatë kohëzgjatjes së kësaj mase Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë tri mbledhje – ku konstatohet mosprania e tij – atëherë iniciohen procedurat për zëvendësimin e tij nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës. Mundësia e fundit është që, në rast se Besnik Mujeci do të dënohet me vendim të formës së prerë për veprat penale me të cilat ai ngarkohet, me burgim prej mbi 6 muajsh, atij do t’i humb mandati”, thotë ai për Gazeta Blic.
Cakolli thekson se Mujeci duhet të ofrojë dorëheqje, për shkak të cenimit serioz që i bëhet mandatit kushtetues të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
“Sidoqoftë, bazuar në parimet e funksionimit demokratik të institucioneve dhe integritetit të tyre, anëtari në fjalë duhet të ofrojë dorëheqjen e tij, për shkak të cenimit serioz që i bëhet mandatit kushtetues të Kuvendit Komunal të Prishtinës, kur një anëtar i tij është i dyshuar dhe arrestuar për vepra të tilla penale”, deklaron hulumtuesi i lartë nga KDI, Eugen Cakolli.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje të njëjtën ditë që Besnik Mujeci është arrestuar në Shqipëri, ka marrë vendim që ta përjashtojë nga partia.
Përpos Mujecit e Ramadanit, në burg do të qëndrojnë në burg deri në fund të hetimeve edhe tre bashkëpunëtorët e tyre nga Shqipëria, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...