Çako shkarkon kreun e Policisë Shkencore, mister arseyeja
Autori: Gazeta inFokus
08:32 | 01 May 2017
Vazhdojnë ndryshimet në strukturën e Policisë së Shtetit. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako, është shkarkuar nga detyra drejtori i Laboratorit të Policisë Shkencore, Dritan Zoto.
Vazhdojnë ndryshimet në strukturën e Policisë së Shtetit. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako, është shkarkuar nga detyra drejtori i Laboratorit të Policisë Shkencore, Dritan Zoto. Ky shkarkim vjen vetëm pak ditë, pasi kreu i Policisë së Shtetit zyrtarizoi ndryshimin e thuajse të gjithë drejtuesve të strukturave të policisë në vend, në qendër dhe në qarqe.

Në vazhdim të këtyre ndryshimeve mësohet se është firmosur edhe shkarkimi i drejtorit të Institutit të Policisë Shkencore, Dritan Zoto. Ky i fundit prej disa vitesh ka kryer funksionin e drejtuesit të Laboratorit të Policisë Shkencore, e cila ka për detyrë kryerjen e ekzaminimeve dhe ekspertizave në lidhje me veprat penale që ndodhin në vend, sipas kërkesës së bërë nga Policia Gjyqësore dhe prokuroria. Mësohet se pas largimit nga drejtimi i Laboratorit të Policisë Shkencore, Dritan Zoto ka këmbyer funksionin e punës me ekspertin Xhevahir Çeloaliaj, që është emëruar drejtues i ri i Institutit të Policisë Shkencore. Deri tani, Çeloaliaj ka mbajtur detyrën e “menaxhimit të pajisjeve laboratorike” në institucionin që tashmë do të drejtojë.
ARSYET E SHKARKIMIT
Në lidhje me ndryshimin e drejtuesit të Policisë Shkencore, nuk ka pasur njoftim nga ana e Policisë së Shtetit. Për rrjedhojë, edhe një motiv zyrtar për këtë shkarkim nuk dihet. Burime jozyrtare kanë thënë se ky ndryshim lidhet me “rokadën” që ka nisur javët e fundit në Policinë e Shtetit me ndryshimin e gjithë kupolës drejtuese.
Ndërkohë, ndryshimi në fjalë vjen në kohën kur Policia Shkencore me kërkesë të prokurorisë ka marrë gjurmët e gishtave të disa politikanëve e deputetëve që po verifikohen në lidhje me ligjin e dekriminalizimit. Po kështu, shkarkimi në fjalë vjen vetëm pak ditë pasi Prokurori i Përgjithshëm akuzoi publikisht Policinë për mungesë transparence në lidhje me asgjësimin e sasive të drogës që kapen rast pas rasti. Sipas kryeprokurorit, asgjësimi i drogës është bërë pa praninë e prokurorëve në shkelje të kritereve ligjore. Ministri i Brendshëm në një letër publike i kërkoi prokurorisë evidentimin e rasteve konkrete./panorama

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...


































