Lajme

“Çadra e Gadafit”, Kusari- Lila i quan të parëndësishme deklaratat e Haki Abazit

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 16 February 2023

Sot, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka shprehu pakënaqësitë e tij me VV-në. Gjatë konferencës, ai përmendi edhe shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, të cilën e quajti “çadra e Gadafit”.

“Këtë valle ne e kemi parë të kaluarë, çadra e Gadafit ka shkatërru parti politike, ka bërë përçarje politike. Çadra e Gadafit ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme që dikur kanë qenë kauza të VV-së. Çadra e Gadafit është nënshkruar edhe e marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Abazi duke shtuar se Kusari-Lila “ka shkaktuar përçarje në grupin parlamentar”.

E pyetur nga Express se si i komenton deklaratat e Abazit, Kusari- Lila ka thënë se janë të parëndësishme.

-Advertisement-

“Nuk e komentoj fare! Është tërësisht e parëndësishme si deklaratë”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera