C-Class ogurzi i gatshëm për “Halloween”
Autori: Gazeta inFokus
07:22 | 29 October 2018
Ata të cilët dëshirojnë që Mercedes-Benz C-Class i tyre të duket agresiv gjithmonë mund t’iu drejtohen departamentit AMG të kompanisë Daimler. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se është e vetmja zgjidhja, sepse ekzistojnë edhe kompanitë që merren me modifikime të veturave.
Modelin C-Class në këto fotografi po e marrim si shembull, për dizajnin e të cilit është përkujdesur kompania e njohur Wald International, transmeton Koha.net. Kompania në fjalë, për këtë C-Class ka zgjedhur eksterier tërësisht me ngjyrë të zezë dhe me disa detaje nga kromi në spoiler të veçantë të përparmë, pragjet, difuzerin dhe katër gypat të sistemit të shkarkimit të gazrave në formë katrore. Duket vërtet agresiv dhe ogurzi, apo jo?
Wald International e ka shndërruar këtë model në një ‘bishë’ ogurzi e cila është e gatshme për “Halloween”.Përshtypjen ‘agresive’ e lë edhe maska e tij e përparme tërësisht me ngjyrë të zezë, xhamat e errët si dhe rrotat me ngjyrë të zezë nga alumini. Po ashtu, duhet theksuar se ky Mercedes-Benz C-Class tani është më i ulët dhe në disa nga rrugët tona vështirë se do të mund të lëvizte.
Megjithatë, ky model është zgjedhja e duhur për ata të cilët dëshirojnë që C-Class i tyre të duket unik dhe mbi të gjitha agresiv.





T� tjera
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
-
Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja
Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe p...
-
Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”
Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Kl...
-
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht apli...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratua...
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...































