Lajme

Bytyci: Katër pyetje për Albin Kurtin lidhur me masat anti-covid

Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 05 April 2021

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyçi, pas masave të reja të vendosura nga Qeveria Kurti, ka reaguar duke ia drejtuar disa pyetje.

Bytyçi ka kujtuar kohën kur ministri i Shëndetësisë, Arben Vita mbanet fjalim në tubimet e VV’së në fillim të pandemisë, transmeton Periskopi

“Unë i kam katër pyetje për Albin Kurtin:

-Advertisement-

Sa para dhe kur do t’i marrin ato sektori privat?

Mësimi online ka dështuar me zbatim edhe nga Qeveria Kurti 1, cila është alternativa?
Cila është strategjia për të siguruar vaksinën kundër Covid-19, edhe kur mund t’i presim dozat tjera? E këtu nuk e kam fjalën për lëmoshën nga vendet mike, por vaksinat që duhet t’i blejmë vet.
Cili është plani i administrimit të vaksinimit, a do të kategorizohen qytetarët në bazë të rrezikut, apo do të shohim prapë politikanë që e marrin vaksinën pa prioritet!”, janë pyetjet e Bytyçit drejtuar Kurtit.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja në vend të cilat u pritën me shumë kritika bile u paralajmëruan edhe protesta.

Shkrimi i tij i plotë:

Ky në foto është ministri aktual i shëndetësisë, duke mbajtur fjalim para mijëra qytetarëve të cilët i kishte mbledhur partia e tij në sheshin “Skënderbeu”, madje në kulmin e pandemisë.

Ministri Vitia për të organizuar këtë meting i kishte larguar kufizimet e karantinës. Jo më larg se një muaj më vonë, rastet e vdekjes dhe të të infektuarve ishin rritur. I njëjti ministër pasi i fituan zgjedhjet po i vendos sërish kufizimet. Edhe këtu, kam dëshirë të kuptohem drejtë. Unë jam për masa urgjente, por për masa të duhura.

Ekonomia jonë është në greminë edhe këtu ka po aq faj Qeveria Kurti 1, e cila e gjunjëzoi sektorin privat duke e mbyllur atë pa ju ofruar mbështetjen e duhur financiare. Vetë Albin Kurti si kryeministër e kishte dështuar zbatimin e planit emergjent financiar. Edhe a e dini pse, sepse njëjtë sikur Arben Vitia, preokupimi i tyre ka qenë protesta e jo interesi i vendi.

Unë i kam katër pyetje për Albin Kurtin:

Sa para dhe kur do t’i marrin ato sektori privat?
Mësimi online ka dështuar me zbatim edhe nga Qeveria Kurti 1, cila është alternativa?
Cila është strategjia për të siguruar vaksinën kundër Covid-19, edhe kur mund t’i presim dozat tjera? E këtu nuk e kam fjalën për lëmoshën nga vendet mike, por vaksinat që duhet t’i blejmë vet.
Cili është plani i administrimit të vaksinimit, a do të kategorizohen qytetarët në bazë të rrezikut, apo do të shohim prapë politikanë që e marrin vaksinën pa prioritet!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera