Bylbyl Sokoli zbulon arsyen e vërtetë pse u largua nga Gjilani

Autori: Gazeta inFokus
14:01 | 15 March 2021
Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Dueli Sportiv’, ku ka analizuar xhiron e 24-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.
Krahas komenteve për ndeshjet e javës së 24-të në elitën e futbollit kosovar, Sokoli ka folur edhe për largimin e tij nga skuadra e Gjilanit.
Ai ka thënë se pas humbjes nga Drita ka pasur dy rrugë para vetes, ose ti largoj disa futbollistë ose të dorëhiqet vet, e sipas tij kjo e fundit ka qenë më e mirë për klubin.
“Gjilani ka shumë më tepër potencial se sa rezultatet që janë arritur e sidomos në javët e fundit. Maksimumi i atij dëshpërimit tim ka qenë ndeshja derbi me Dritën. Në ndeshjen derbi nuk ka nevojë shumë më i motive futbollistët, zakonisht në këto ndeshje futbollistët duhet me i mbajt nën kontrolle dhe me i qetësu për shkak të mobilizimit. Ajo që më ka dëshpëru në këtë ndeshje është se ka pasur shumë pak motiv nuk funksionoi asgjë çfarë kemi përgatitur. Për shkak të kësaj isha në dilemë, ose t’i largoja disa futbollistë ose të largohem vet, e zgjedha këtë të dytën sepse mendoj se ishte më mirë për klubin”, tha Sokoli.
Tutje ‘Proffa’ ka folur edhe për disiplinën brenda ekipit, si dhe ka treguar se nuk ka pasur bojkot nga lojtarët.
“Jo nuk pasur bojkot, kjo çështje nuk me takon mu. Unë mendoj që ndeshja e fundit ka qenë dëshpëruese për shkak se nuk ka pasur motiv të mjaftueshëm. Edhe ripërsërisë se disiplinë brenda ekipit ka pasur”, përfundoi Sokoli.
Pas largimit të Sokolit nga Gjilani, ‘kuqebardhit’ në vend të tij kanë emëruar Ismet Munishin, i cili debutoi me fitore 2-1 ndaj Trepçës ’89./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
U rizgjodh kryetar i PDK-së, Krasniqi: Nder dhe përgjegjësi e lartë
Pas rizgjedhjes si kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi ka mbajtur konferencë për...
-
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së
Në Konventën e Përgjithshme të Partisë Demokratike e Kosovës, të njëmbëdhjetë...
-
PDK miraton Deklaratë Politike, riafirmon përkushtimin për ta udhëhequr Kosovën drejt zhvillimit
Partia Demokratike e Kosovës, në Konventën e Përgjithshme, të njëmbëdhjetën m...
-
Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA
Me përmbylljen e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komandanti i FKS...
-
Bekë Berisha ironizon me Vetëvendosjen: Tu e ndalë gjakd*erdhjen financiare, u habiten e ndalen KEK-un
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ironizuar me qeverinë në detyrë lidhur me...
-
Kurti i quajti “nomadë” ish-opozitën, Duda Balje: Shumë e morën si ofendim, unë jam mësuar më
Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka reaguar ndaj deklaratës së k...
-
Krasniqi: Nuk e votojmë asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar
Kryetari i Partisë Demokatike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar ashpër ...
-
Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja
Partia Demokratike e Kosovës po mban Konventën e Përgjithshme, të njëmbëdhjet...
-
Hamza: PDK e ka ndërtuar shtetin – jemi të gatshëm ta udhëheqim Kosovën për një të ardhme më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në Konventën e njëmbëdhjetë...
-
Veton Berisha: Ai mandatar që i siguron 60 vota, unë jam i 61
Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se cilido mandatar...
-
Dakaj: Marrëveshja “vllazërore”, me KESH-in mbrojti qytetarët nga çmimet e larta për vite me radhë, pse KEK nuk po e shfrytëzon tash në situata të tilla?
Gazetari, Shkelzen Dakaj, ka ngritur alarmin për gjendjen aktuale të prodhimi...
-
“Lëshoni ren, pse keni ardh ju”, debat i fortë mes Zemajt e Bahtirit pas dështimit të seancës
Debat i fortë u zhvillua ndërmjet deputetit të VV-së, Agim Bahtiri dhe homolo...