Lajme

Buzo e ndërpret sfidën pas 26 orësh not të pandërprerë nga Italia për në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 23 June 2023

Sfida e avokates shqiptare Eva Buzo për të kaluar me not kanalin e Otrantos nga Italia në Shqipëri u ndërpre 16 kilometra larg bregut shqiptar.

Buzo u ndal disa kilometra nga Gadishulli i Karaburunit për shkak të problemeve shëndetësore pas rreth 28 orësh not të pandërprerë.

Ajo u dërgua në Spitalin e Vlorës, shkruan Tvklan, përcjell Klankosova.tv

-Advertisement-

Eva Buzo e mori këtë nismë për të njohur më mirë vendin e saj të origjinës, por edhe të jepte një mesazh kundër trafikimit të qenieve njerëzore e të mblidhte fonde për refugjatët.

Ajo është e para grua që zgjodhi të kalojë kanalin e Otrantos duke notuar. Eva Buzo e cila e ka pasion notin ka pasur edhe aventura të tilla më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera