Lajme

Buxheti i pagave e i pensioneve

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 01 September 2018

Nga 834 milionë euro të shpenzuara nga institucionet e shtetit gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti vetëm 180 milionë euro janë shpenzime kapitale, derisa pjesa tjetër është shpenzuar për paga të shërbyesve civilë, për pensione të pleqërisë, si dhe për pensione të veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti institucionet të cilat marrin para nga buxheti i shtetit kanë shpenzuar hiç më pak se 834 milionë euro dhe pjesa dërrmuese është shpenzuar për paga dhe për transferime sociale.

Duke u bazuar në raportin gjashtëmujor të Ministrisë së Financave shihet se gjatë gjysmës së parë të vitit, në kategorinë buxhetore, të identifikuar në raport për paga dhe rroga janë shpenzuar 293 milionë e 820 mijë euro, ku nga kjo shumëvetëm për paga janë shpenzuar 248 milionë euro, për pagesa për sindikatë janë shpenzuar 860 mijë euro, 9000 euro për anëtarësimin e Odës së Infermierëve të Kosovës, 6000 euro për anëtarësimin e Odës së Mjekëve të Kosovës, 16 milionë euro janë ndalesa në të ardhura personale derisa rreth 28 milionë euro janë pagesa të kontributeve pensionale nga punëdhënësi e nga punëmarrësi, si dhe 260 mijë euro për pagesa për vendime gjyqësore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera