Sport

Buxheti i ri stratosferik, Barcelona mbulohet nga milionat

Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 08 October 2019

Partnerët e Barcelonës kanë aprovuar buxhetin më të madh në historinë e tyre për sezonin 2019/20. Skuadra katalanase do të ketë 1 miliard e 47 miluionë Euro për sezonin aktual duke parakaluar shifrat e sezonit të kaluar, një kapërcim që sipas aksionerëve përfaqëson një gur themeli në futbollin më popullor të planetit, si askush më parë.

Skuadra katalanase parashikon që të ardhurat do të rriten me të paktën 6%,kjo falë politikave të ndjekura nga klubi pavarësisht ndryshimit të hierarkisë drejtuese, e që e kanë bërë Barcelonën një nga skuadrat më të lakmuara të globit. Oscar Grau, CEO i klubit blaugrana, shpjegoi se 1,047 milion euro si projeksion i tyre është më i larti që ata kanë pasur, me fitimet e vlerësuara në 213 milionë euro.

Grau gjithashtu theksoi se ata kanë arritur një ulje të pagës prej 18 milionë euro, e cila paraqet një rënie prej tre% dhe ruan bilancin financiar të kërkuar nga FIFA. Me 532 vota pro dhe 90 kundër, llogaritë 2018/19 u aprovuan dhe ato treguan të ardhura prej 990 milionë euro, që përfaqësojnë një rritje prej 8 % në sezonin e kaluar.

-Advertisement-

Si për ironi të fatit, Barcelona ka përmirësuar ndjeshëm financat sezonin e kaluar, pas shitjes së sulmuesit brazilian Nejmar, i njëjti futbollist që katalanasit provuan ta blejnë deri në ditën e fundit të merkatos së verës, e me gjasë do ta provojnë edhe verën e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera