Lajme

Burri në Malishevë kërkon nga policia që t’ia largojë bashkëshorten nga shtëpia

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 07 October 2023

Një person është paraqitur në Policinë e Kosovës në Malishevë duke kërkuar që njësitë policore t’ia largojnë bashkëshorten nga shtëpia.

Policia thotë se i dyshuari ka paralajmëruar që nëse bashkëshortja nuk largohet në shtëpia, atëherë do shkaktojë dhunë ndaj saj.

Lidhur me këtë rast, prokurori ka marrë vendim të i dyshuari të arrestohet për kërcënim, dhe i njëjti të dërgohet në mbajtje,

-Advertisement-

Ndërkohë, bashkëshortja e tij është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Malishevë 06.10.2023-09:10. Ankuesi mashkull kosovar është paraqitur në polici duke kërkuar që policia t’ia largoj nga shtëpia bashkëshorten e tij në të kundërtën do shkakton dhunë ndaj saj. I njëjti me vendim të prokurorit është arrestuar si i dyshuar për kanosje dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima (bashkëshortja e tij) është dërguar në spitalin e Psikiatrisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera