I “burgosur” te Chelsea, Conte shpjegon situatën e Costa-s
Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 22 July 2017
Diego Costa vazhdon të konsiderohet një futbollist i huaj për Chelsea-n, jo në aspektin e kombësisë sesa në distancimin e “Bluve të Londrës” ndaj një futbollisti që kontribuoi jo pak për titullin. Por edhe pse ende nuk ka gjetur klubin e tij të ri dhe me të gjitha gjasat nuk do veshë më fanelën e ekipit londinez, për sulmuesin e lindur në Brazil, trajneri Conte dha shpjegimin e tij.
“Nuk dua të flas për futbollistët që nuk janë këtu, por mund t’ju them që në rastin e Diego Costa-s, situata ishte e qartë që në muajin janar. Këtë ia bëmë të ditur agjentit të lojtarit dhe vetë protagonistit dhe për mua është çështje e mbyllur”, tha trajneri i Chelsea.
Sulmuesi që mbron ngjyrat e kombëtares spanjolle kërkoi në merkaton e dimrit që të shkonte në Kinë me ekipin e Tianxhin, por nuk u lejua dhe kjo krijoi krisjen fatale me Chelsea. Diego Costa kërkon tani të rikthehet te Atletico Madridit, por marrëveshja është ende pezull për shkak të bllokadës që FIFA i ka imponuar klubit spanjoll.
Një mundësi tjetër është që futbollisti të huazohet në ligat aziatike për të hequr qafe barrën e rëndë financiare te Chelsea-t, deri në zhbllokimin e merkatos së Atletico-s në muajin janar.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...