Rozë

Buraku dhe Fama publikojnë ‘Për ty’ (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 09 May 2018

Buraku dhe Grupi ‘Fama’ kanë publikuat këngën më të re të titulluar ‘Për Ty’, shkruan Infokusi.com.

Kënga ka tematike dashurie ndërsa trajton ngjarjen e një djaloshi që i  përgjërohet vajzës për një dashuri të vërtetë.

Videoklipi i thjeshtë i realizuar afër liqenit teksa lë që vëmendja e shikueseve të bie mbi tekstin dhe zërin e Burakut.

-Advertisement-

Pjesë e këtij videoklipi është edhe aktorja e serialit ‘O sa mirë’, Arta Elezaj.

Kujtojmë që në janar të këtij viti Buraku ka publikuar këngën ‘Urime Ditëlindjen ‘, në bashkëpunim më Gold AG.

E kur do të publikohet projekti i radhës nga Buraku mbetet të shihet pasi për të ka filluar sezona e dasmave dhe mbrëmje muzikore.

Sipas fotografive dhe vidoeve të publikuar nga ai shihet të ketë angazhime muzikore pothuajse çdo natë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera