Bunjaku: “Do të mundohemi ta befasojmë Islandën”
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 09 October 2017
Bunjaku thotë se është vështirë të bëhet diçka kundër Islandës pas udhëtimit të gjatë, por premton se lojtarët do të japin maksimumin në ndeshjen e fundit për të arritur një rezultat pozitiv.
Aventura e Kombëtares së Kosovës në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018” përfundon me ndeshjen kundër Islandës të hënën që do të zhvillohet nga ora 20:45, shkruan Gazeta Express.
Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, zhvillon ndeshjen e fundit në krye të Kombëtares, ashtu si Kosova në këto eliminatore që pavarësisht rezultateve, tifozët e kanë përjetuar në maksimum këtë aventurë pasi Kosova shijoj për herë të parë në histori pjesëmarrjen në eliminatore të një turneu madhor siç është Kupa e Botës.
Sido që të jetë, meqenëse është ndeshja e fundit e Bunjakut në krye të Kombëtares, shpreson që Kosova të arrijë ta përmbyllë këtë aventurë historike të paktën me barazim nëse jo me fitore në një teren të vështirë siç cilësohet ai i Islandës.
“Pas shumë orëve udhëtim, është e vështirë të bëhet diçka në këtë ndeshje. Megjithatë ne kemi pasur ngritje sa i përket paraqitjeve dhe do të mundohemi të bëjmë befasi. Do të japim maksimumin edhe në këtë ndeshje dhe shpresojmë se do t’ia dalim”, tha Bunjaku.
“Mund të ketë disa ndryshime në formacion sepse edhe lojtarët janë të lodhur, stërvitja e fundit më shumë do të jetë rigjenerim”, shtoi trajneri i Kosovës.
Në nëntë ndeshjet e para në Grupin I, Kosova mori vetëm një barazim, atë kundër Finlandës në sfidën e parë, ndërsa pësoi tetë humbje me radhë çka edhe shtynë FFK-në që të largojë Bunjakun.
Sido që të jetë, Kosova nuk humbi në këto eliminatore, Kosova fitoi shumë që pas pranimit në UEFA e FIFA.
Krijuam një skuadër me talente, ndoshta më të renë në moshë, afruam talentet shqiptarë nga mbarë bota, emri i Kombëtares u përmend për arsye të ndryshme dhe djelmoshat në fushë u dhuruan emocione të mëdha gjithë tifozëve, pavarësisht humbjeve të shumta.
Kosova ka të ardhme, kjo Kombëtare premton shumë, këtë e kanë thënë shumë analistë, por edhe vetë lojtarët që vazhdojnë të përsërisin “do t’ju bëjmë krenarë”.
Të tjera
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...