Sport

Bunjaki falënderon Vokrrin

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 08 September 2017

Albert Bunjaki edhe zyrtarisht do të largohet nga Perfaqësuesja e Kosovës në futboll.

Ai do ta lë Kosovën pas përfundimit të eliminatorëve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, shkruan IndeksOnline.

Gjatë konferencës zyrtare nga Federata e Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri e zyrtarizoj largimin e Bunjakit, ndërsa ky i fundit ka falënderuar shumë krerët e FFK-së

-Advertisement-

“Bunjaku ka falënderuar presidentin Vokrri dhe Komitetin Ekzekutiv për besimin e dhënë për ta drejtuar Kombëtaren e Kosovës në ciklin kualifikues. Ai po ashtu ka thënë se do të jetë plotësisht i përqendruar në dy ndeshjet e fundit kundër Ukrainës dhe Islandës për të nxjerrë rezultate pozitive, kurse më pas do të pushojë për një kohë para se të vendosë për hapat e mëtutjeshëm në karrierë.”, shkruhet në njoftimin e FFK-së.

Kujtojmë se Bunjaki do të jetë trajner i Kosovës deri në ndeshjet e tetorit, ku si kundërshtar do të jenë Islanda dhe Ukraina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera