Sport

Bunjaki befason me deklaratën e tij pas humbjes nga Finlanda

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 05 September 2017

Përzgjedhësi Albert Bunjaki i dhemb që ka pësuar humbje nga Finlanda, por insiston se në dy ndeshjet e mbetura Kombëtarja e Kosovës do të shënojë një fitore.

“Kemi dashtë patjetër një fitore dhe luajtëm për fitore edhe pse rezultati i barabartë kishte me qenë i drejtë. Kjo humbje dhemb”, tha Bunjaki për Supersport.

“Barazimi nuk ishte alternativë për ne, pasi dëshironim vetëm fitore. Por, ne kemi edhe dy ndeshje dhe besojë se kjo fitore do të vijë në një ose mënyrën tjetër”.

Dy ndeshjet e fundit të Kosovës do të jenë ndaj Ukrainës në Shkodër dhe Islandës në udhëtim.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera