Bundozher 40 tonësh – Policia e Kosovës nënshkruan kontratë të shpejt për pajisje të rënda

Autori: Gazeta inFokus
13:17 | 26 December 2022
Policia e Kosovës ka lidhur një kontratë për të marrë me qera pajisje për largim të tonelatave të rënda. Deri tash nuk ka shpjeguar se pse po i duhen këto pajisje.
Të hënën Policia e Kosovës ka lidhur një kontratë me një firmë private për marrje me qera të pajisjeve të rënda, për, siç thuhet aty, largim të peshave të rënda.
“Largimi pengesave të ndryshme me paisje të rënda deri në 40 tonë- bulldozher. Hapja e kanaleve me paisje të renda Eskavator të peshave të rënda deri në 30 tonë. Mbajtja në posedim të paisjeve të peshave të rënda deri në 40 tonë…. paisje transportues të peshave të rënda deri në 80 tonë”.
Janë këto vetëm disa prej kërkesave që ishin parashtruar në këtë tender.
Policia e Kosovës ka nënshkruar një kontratë, që parashihet të kushtojë deri në 124 mijë euro, për marrjen me qera të “makinerive të rënda” nga një kompani private që merret me thyerjen e gurit.
Kontrata mes Policisë dhe kompanisë private është lidhur të hënën përmes një procedure urgjente të prokurimit.
Tash e 17 ditë në Veri të Kosovës janë vendosur barrikada nga serbë lokal. Ato u vendosën pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq.
Qëndrimi i përfaqëduesit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajqak ka qenë që barrikadat të hiqen me negociata, por Kryeministri Albin Kurti deri tash nuk e ka përjashtuar as mundësinë e heqjes së tyre nga Policia e Kosovës.

Të tjera
-
‘‘Dëme të konsiderueshme’’, deklarimi i Policisë për zjarrin në zonën industriale në Prishtinë: Po vijon puna hetimore
Mbrëmë në Prishtinë, më saktësisht në zonën industriale, një objekt është për...
-
Konstituimi është ‘‘detyrim e jo opsion’’, Osmani – partive gjatë takimeve të djeshme: Sa më shpejtë të gjendet rrugëdalja
Dje presidentja e vendit, Vjosa Osmani, vazhdoi mbajtjen e takimeve me partit...
-
‘‘Është eksplicit në kërkesë”, LDK sot i drejtohet Kushtetueses për komisionin për votim të fshehtë
Pas Partisë Demokratike të Kosovës, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ...
-
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
Një 80 vjeçare është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, konkretish...
-
Kraki: Nuk i kemi numrat për konstituimin e Kuvendit, për qeveri po
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të ...
-
Policia: Dëme të mëdha nga zja*rri në zonën industriale të Prishtinës, qytetarët të shmangin zonën
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale ...
-
60-vjeçarja rrezikonte të mbytej në plazhin e Himarës
Një grua rreth 60 vjeçe ka rrezikuar të mbytet pasditen e së enjtes në plazhi...
-
Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se një bisedë private dhe të sinq...
-
Digjen depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, nuk dihet ende për të lënduar
Një zjarr i madh ka shpërthyer në depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, ku flakët k...
-
Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ...
-
Kusari-Lila thotë se janë pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, njofton se në takim me pres...
-
PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot...