Sport

Buffon apel tifozëve: Në ‘San Siro’ me bluzën e kaltër

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 11 November 2017

Italia humbi mbrëmjen e djeshme 1-0 në Suedi dhe komplikoi pozitat për kualifikimin në botëror.

Të premten në mbrëmje, ‘të kaltrit’ do të luajnë shanset e tyre në stadiumin e Milanos “San Siro”. Në shkallët e stadiumit pritet një atmosferë e zjarrtë, teksa prej ditësh janë shitur të gjitha biletat.

Portieri dhe kapiteni i italianëve, Gigi Buffon premton se skuadra do t’ia dalë të kualifikohet, por ka edhe një apel për tifozërinë.

-Advertisement-

“Të hënën në mbrëmje do ta kthejmë në një festë të madhe. Pres që të lini në shtëpi bluzat e ekipeve të preferuar dhe të vini në stadium të gjithë me fanellën e kaltër, që kemi në zemër”, tha Buffon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera