Broja në qendër të merkatos, West Ham, Aston Villa, Fullham dhe Wolverhamton në garë për shqiptarin!
Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 24 January 2024
Do të jetë një janar i nxehtë merkatoje për Armando Brojës. Mediat angleze nuk rreshtin së përmenduri sulmuesin shqiptar, protagonist edhe në fitoren e fundit 6-1 të Chelsea-t, duke kushtëzuar një autogol të Middlesbrogh në takimin e vlefshëm për Kupën e Ligës, në lidhje me disa skuadra.
Së fundmi është gazetari italian Fabrizio Romano që ka dhënë të reja interesante, duke sugjeruar se Broja mund të jetë një emër i nxehtë në ditët e fundit të merkatos, duke qenë se është pikëtuar nga West Ham, që tanimë ka siguruar afrimin e parë duke arritur huazimin nga Manchester City të Kalvin Philips.
Te West Ham e admirojnë prej kohësh Brojën, me trajnerin David Moyes që pasi shpenzoi rreth 120 milionë paund në merkaton e verës, synon të përforcojë skuadrën me objektivin për të kapur një vend në 6-shen e parë të klasifikimit duke kërkuar lavdinë europiane për vitin e dytë radhazi pas fitores së Conference League. West Ham gjithsesi e ka të vështirë të përmbushë kërkesën e Chelsea-t prej 50 milionë paundësh për kartonin e Brojës, por janë gati të bëjnë një ofertë për të.
Chelsea ndërkohë nuk ka ndër mend të ulë çmimin e shqiptarit, pavarësisht se blutë janë të hapur për shitjen e tij pavarësisht nëse blejnë apo jo dikë të ri në janar, duke qenë se Christopher Nkunku është pranë rikthimit pas dëmtimit, ndërkohë që javët e ardhshme rikthehet nga Kupa e Afrikës dhe Nicolas Jackson.
Ideja që Broja është në merkato ka tunduar dhe klube të tjera, si Aston Villa, Fullham dhe Wolverhampton, që do të ofrojnë konkurrencë të fortë për West Ham që synon të firmosë me shqiptarin para 1 shkurtit, kur përfundon edhe afati i merkatos dimërore. The Hammers që nuk arritën ta blejnë Brojën pavarësisht një oferte prej më shumë se 30 milionë paundësh në verën e 2022, pritet të jenë më aktivë në negociatat për sulmuesin shqiptar në ditët e fundit të merkatos.
Të tjera
-
DASH porosi Vuçiqit dhe Serbisë pas sanksioneve ndaj NIS: Nuk ka biznes të zakonshëm me Serbinë
Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i...
-
Bedri Hamza: Do t’i heqim tarifat doganore për importin e makinave elektrike
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin ta...
-
Deputetja Ganimete Musliu merr përkrahje nga vendlindja e saj: ndihet e bekuar, e vlerësuar dhe krenare
Deputetja Ganimete Musliu ka marrë mbështetjeje dhe përkrahjeje të jashtëzako...
-
Policia iu bën thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në trafik
Policia e Kosovës ka dalë me një apel për kujdes të shtuar në trafik për shka...
-
Qytetet e Kosovës mbulohen nga bora, ky është parashikimi i motit për fundjavë
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
26 vjetori i vrạsjes së gazetarit Enver Maloku, Presidentja kujton veprimtarinë e tij
Presidentja Osmani kujton veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetori...
-
Policia me plan operativ për zgjedhjet e 9 shkurtit
Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autor...
-
Nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit...
-
Vrạsje në tentativë në një lokal të Malishevës
Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Malishevë,...
-
Prokuroria merr një vendim për personin nga Zveçani që kanosi kryeministrin Kurti
Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kan...
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...