Lajme

Britanikët vlerësojnë me pikë maksimale Shkëndije Himaj, për postin e Guvernatorit të BQK-së

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 26 January 2023

Ambasada Britanike në Prishtinë ka publikuar pikët e kandidatëve që triumfuan në fazën e intervistimit për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.

Shkëndije Himaj, zyrtare e lartë në BQK tash prej më shumë se 18 vitesh është vlerësuar me pikët maksimale nga Ambasada Britanike në Prishtinë, për pozitën e guvernatores. Himaj është vlerësuar me 32.0 pikë në fazën e intervsitimit për të parën e BQK-së në garë me 14 persona të tjerë. Njëkohësisht ajo është gruaja e vetme në garë për këtë pozitë.

Ndërsa në vendin e dytë është Ahmet Ismaili me 28.0 pikë, e në vendin e tretë është Nexhat Kryeziu, anëtar i Bordit të BQK-së, me 27.5 pikë.

-Advertisement-

Kujtojmë se sot Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se katër kandidatët që kanë kaluar me më së shumti pikë fazën e intervistimit, do të dërgohen në Kuvendin e Kosovës për votim.

LEXO EDHE: Gara për guvernator të BQK-së, këta janë emrat në listën e ngushtë që do të votohen në Kuvend

Sipas njoftimit të sotëm të BQK-së në këtë listë janë Shkëndije Himaj, Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu dhe Lulzim Ismajli.

Ndërsa tani sipas ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës, emërimin e guvernatorit, Kuvendi i Kosovës në një afat prej 15 ditësh duhet të caktojë seancën ku votohet për të parin e BQK-së.

Kujtojmë se Ambasada Britanike në Kosovë mbështet shoqërinë civile në monitorimin e konkurseve dhe jo vetëm në institucionet publike të Kosovës për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien./Gazeta Infokus/

Këto janë kandidatët dhe pikët e tyre nga intervistimi të publikuara nga Ambasada Britanike në Prishtinë:

LEXO EDHE: Nipi i Besnik Bislimit pretendonte pozitën e guvernatorit të BQK-së, nuk kalon fazën e intervistimit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera