Britania: Ukraina duhet të marrë tanke të prodhimit gjerman
Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 23 January 2023
Britania thotë se duhet një marrëveshje ndërkombëtare për t’i siguruar Ukrainës tanke të prodhimit gjerman, të cilat Kievi i konsideron si mjaft të rëndësishme në luftën kundër Rusisë.
Por ministri i Jashtëm britanik James Cleverly tha të dielën se në mënyrë që këto tanke t’i dërgohen Ukrainës, kërkohet pëlqimi i Gjermanisë.
Javën e kaluar aleatët perëndimorë premtuan miliarda dollarë në ndihmë ushtarake por nuk arritën të bindin Gjermaninë të heqë veton për sigurimin e tankeve të betejës ‘Leopard’ për Ukrainën. Këto tanke posedohen nga një sërë vendesh të NATO-s, por për dërgimin e tyre atje, kërkohet miratimi i Berlinit.
Tanket ‘Leopard’ shihen nga ekspertët e mbrojtjes si më të përshtatshmet për Ukrainën.
“Do të doja të shihja ukrainasit të pajisen me mjete ushtarake si tanket ‘Leopard 2’ si dhe sistemet e artilerisë që janë siguruar nga ne dhe nga vende të tjera“, tha zoti Cleverly gjatë një interviste për ‘Sky News’.
“Do të vazhdoj të bisedoj me aleatët dhe miqtë tanë të NATO-s, për të lehtësuar dhurimin e pajisjeve më të mira ushtarake për Ukrainën për t’i ndihmuar ata të mbrohen kundër agresionit brutal të Rusisë“.
I pyetur nëse Gjermania po bënte mjaftueshëm për të ndihmuar Ukrainën zoti Cleverly tha se vendet duhet të shkojnë aq larg sa munden e secili duhet ta mbështesë Ukrainën në mënyrën që e konsideron si më të përshtatshme.
Gjatë një takimi të premten sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u bëri thirrje aleatëve që të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën. Vendet perëndimore u zotuan t’i dërgojnë Kievit sasi të mëdha armësh, por nuk arritën të marrin një vendim për furnizimin e tij me ‘Leopard 2’.
Partia Social Demokrate e kancelarit gjerman Olaf Scholz është treguar tradicionalisht skeptike ndaj përfshirjes ushtarake dhe e kujdesshme për përshkallëzimin e mëtejshëm në konfliktin në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit tha të premten se vendet perëndimore që furnizojnë Ukrainën me tanke shtesë, nuk do të arrijnë të ndryshojnë rrjedhën e konfliktit dhe se ajo çka po bëjnë, është vetëm shtimi i problemeve për popullin ukrainas./ VOA
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...